Shkon në 24 numri I viktimave në Shqipëria

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ka ndërruar jetë këtë mbrëmje një tjetër person i infektuar nga koronavirusi në Shqipëri.

Fjala është për një grua në moshën 68 vjeçare, e cila vuante nga insuficienca renale dhe qëndronte e shtruar në spitalin infektiv në Tiranë, në gjendje të rënduar (e intubuar).

Ministria e Shëndetësisë lajmëron kësisoj vdekjen e 24 të ardhur për shkak të koronavirusit.

“Ka ndërruar jetë sot në spitalin infektiv një paciente 68-vjeçare nga Tirana, me inicialet L.K., e cila trajtohej prej 10 ditësh në shërbimin Infektiv në gjendje të rëndë, e intubuar.

68-vjeçarja e prekur nga COVID19 vuante nga insufencenca renale dhe kishte kryer pesë seanca dialize brenda spitalit infektiv gjatë këtyre ditëve. Pavarësisht përpjekjeve maksimale të stafit mjekësor, 68-vjeçarja nuk ja doli të mbijetojë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerës dhe u kërkon qytetarëve të vijojnë të respektojnë me shumë rigorozitet masat e distancimit fizik, si e vetmja mënyrë për të ndërprerë zinxhirin e transmetimit të infeksionit, për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të COVID-19”, njofton Ministria e Shëndetësië.

Share This Article