Reagimi i ambasadës amerikane, gjermane dhe asaj britanike në Kosovë lidhur me deportimin e 6 shtetasve turq nga Kosova, ka rikthyer në vëmendje këtë çështje.
Ka reaguar në Facebook edhe shefi i GP të LDK-së Avdullah Hoti, i cili thotë se ky rast mund ta dëmtojë rrugëtimin e Kosovës drejt BE-së.
Postimi i Hotit:
Në deportimin e gjashtë shtetasve turq, 31 gjetjet e Komisionit Hetimor dëshmojë se institucionet e Kosovës nuk i kanë respektuar të drejtat e njeriut, duke shkelur procedurat ligjore dhe parimet evropiane për çështje të tilla. Ne kemi ndërmarrë veprime konkrete institucionale rreth këtyre shkeljeve, me gjithë pengesat në Kuvend për të quar këtë çështje deri në fund. Reagimet e ambasadave të vendeve mike dëshmojnë për seriozitetin e shkeljeve dhe dëmeve që i janë bërë rendit demokratik me këtë rast. Ky rast mund ta dëmtojë rrugëtimin tonë drejtë BE-së.