Kryeministri Ramush Haradinaj iu kundërpërgjigj përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Federica Mogherini, e cila apeloi sërish për heqjen e taksës për produktet serbe.
Ajo deklaroi se ditën që do të hiqet taksa, do të ftojë një takim të ri për dialogun e që do të sillte një marrëveshje mes Prishtinës e Beogradit.
Mirëpo, kryeministri Haradinaj, përmes Twitter-it, ka thënë se dialogu nuk duhet të lidhet me taksën pasi edhe bisedimet kishin dalë jashtë binarëve përpara se të vendoseshin këto masa të shtetit kosovar.
“Mungesa e transparencës, inkurajimi i propozimit të shkëmbimit të territoreve dhe moszbatimi i marrëveshjeve ekzistuese – këto janë arsyet. Dialogu mundet dhe duhet të vazhdojë pa e lidhur atë me taksën”, shkroi Haradinaj.