Zyra e Presidentit të Kosovës ka njoftuar se Hashim Thaçi edhe sot e ka vazhduar trajtimin nga personeli i Klinikës Urologjike të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
Në njoftim thuhet se presidenti kosovar Thaçi po vazhdon t’i përmbahet terapisë së rekomanduar dhe se është në gjendje stabile shëndetësore.
“Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka vazhduar trajtimin nga personeli i Klinikës Urologjike të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. Presidenti Thaçi po vazhdon t’i përmbahet terapisë së rekomanduar dhe është në gjendje stabile shëndetësore. Presidenti Thaçi shpreh sërish mirënjohjen e tij për stafin e QKUK-së dhe Klinikës Urologjike për trajtimin profesional dhe kujdesin e treguar”, thuhet në njoftimin e presidencës.
Kujtojmë që Thaçi dje në orët e mëngjesit kishte kërkuar ndihmë mjekësore në QKUK dhe pastaj ishte liruar në shtëpi.