Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka deklaruar se shteti i saj ndodhet ende në fillim të pandemisë së koronavirusit dhe se duhet të jetojë me të për një kohë shumë të gjatë.
Në një adresim në Bundestagun gjerman, Merkeli ka deklaruar se Gjermania ka fituar kohë, mirëpo sipas saj, ende është në fazën fillestare të koronavirusit.
Ajo ka thënë se koha e fituar duhet shfrytëzuar për ta forcuar sistemin shëndetësor të vendit.
Për më tepër, Merkeli ka thënë se vënia e virusit nën kontroll është një prej sfidave më të mëdha të Evropës, qysh prej Luftës së Dytë Botërore.
Ajo ka përsëritur vazhdimisht se me disiplinë njerëzit do të jenë më të sigurt, pasi që vetëm në këtë mënyrë mund të shmanget rikthimi i masave të izolimit.
“Nuk duhet ta humbim atë që e kemi arritur tashmë”, ka thënë Merkeli, duke e lavdëruar punën e sistemit shëndetësor të Gjermanisë. “Pyetja se si ta ndalim virusin në sistemet e ngarkuara shëndetësore që na kushtuan me jetët e njerëzve tanë, për një kohë shumë të gjatë do të jetë temë kryesore në Gjermani dhe Evropë”, ka thënë Merkeli.