Kosovë, një tjetër viktimë nga koronavirusi

albnews
By
1 Min Read

Klinika Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka njoftuar se të shtunën ka vdekur edhe një person nga koronavirusi.

Viktima me inicialet F.G ka qenë 73-vjeçare nga Komuna e Shtimes.

“Pacientja është spitalizuar në Klinikën Infektive me datën 20.04.2020, dhe krahas infeksionit COVID-19 ka qenë e diagnostikuar edhe me sëmundje të tjera kronike”, është thënë mes tjerash në njoftim.

Kjo është vdekja e 20-të nga koronavirusi në territorin e Kosovës.

Duke marrë parasysh të dhënat e fundit, në Kosovë janë infektuar 703 persona derisa 162 janë shëruar nga ky virus.

Share This Article