Boris Johnson kthehet nesër në punë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!
In this handout photo provided by Number 10 Downing Street, Britain's Prime Minister Boris Johnson chairs the morning Covid-19 Meeting remotely after self isolating after testing positive for the coronavirus, at 10 Downing Street, London, Saturday, March 28, 2020. The new coronavirus causes mild or moderate symptoms for most people, but for some, especially older adults and people with existing health problems, it can cause more severe illness or death. (Andrew Parsons/10 Downing Street via AP)

Kryeministri britanik, Boris Johnson, do të kthehet në vendin e punës të hënën, pas shërimit nga koronavirusi dhe qëndrimit në repartin e kujdesit intenziv në spital, konfirmoi një zëdhënëse e qeverisë.

Politikani 55-vjeçar do ta rimarrë kontrollin e qeverisë që ndodhet nën trysni për shkak të ndikimit negativ ekonomik të masave kufizuese, të cilat janë marrë me qëllim të parandalimit të përhapjes së koronavirusit.

Të shtunën, Britania e Madhe i regjistroi mbi 20 mijë viktima nga Covid-19, duke u bërë vetëm shteti i katër në Evropë dhe i pesti në botë që e kalon këtë shifër, pas Shteteve të Bashkuara, Italisë, Spanjës dhe Francës.

Qeveria ka marrë kritika rreth menaxhimit të situatës edhe për shkak të kapaciteteve të kufizuara për testimin e popullsisë dhe mungesës së pajisjeve mbrojtëse për punëtorët shëndetësorë, shkruan “Reuters”.

Ministri i brendshëm britanik kërkoi që njerëzit t’i respektojnë masat kufizuese. Megjithatë, shumë ligjvënës po kërkojnë që ato të lehtësohen për ta rimëkëmbur ekonominë, e cila është parashikuar të futet në recesionin më të thellë në 300 vjetët e fundit.

Share This Article