Superylli Cristiano Ronaldo do të kthehet në Itali të martën, kanë raportuar mediat italiane.
Sulmuesi i Juventusit ka kaluar javët e fundit në Portugali, ndërkohë që Italia ishte e bllokuar për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Është njoftuar se Juventusi ka ftuar lojtarët e huaj dhe Ronaldo pritet të martën të jetë në Torino.
Ronaldo do t’i kalojë dy javë në izolim para se të fillojë stërvitjet.
Ka mbetur të shihet nëse Gonzalo Higuain do të veprojë njëjtë. Ai aktualisht është në Argjentinë, ku po qëndron pranë nënës së sëmurë.
Së fundi ka pasur raportime të shumta që Ronaldo do të qëndrojë te Juventusi deri ne vitin 2022.