Pekini kërcënon BE-në për raportet e propagandës

albnews
By
3 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kina është ankuar ndaj Bashkimit Evropian të paktën tre herë dhe paralajmëroi se marrëdhëniet bilaterale do të goditeshin nëse BE e akuzon atë publikisht, për propagandë në menaxhimin e krizës së koronaviusit.

Qeveria komuniste bëri një ankesë javën e kaluar pasi dolën detajet e një raporti të brendshëm të BE-së, që sillte prova kundër Pekinit. Sipas tyre, ishin përdorur “taktikat të fshehta” në një “fushatë dezinformuese globale” për të shmangur fajin e saj në përhapjen e pandemisë.

BE publikoi disa elemente të raportit të premten. Paralajmërimet nga Pekini erdhën pasi organizata e lajmeve Politico raportoi fragmente nga raporti i BE-së të martën. Një ankesë u bë në selinë e shërbimit diplomatik të BE-së në Bruksel dhe dy ankesa nga ministria e jashtme kineze në Pekin, thanë zyrtarët evropianë.

Wang Lutong, drejtori i përgjithshëm i ministrisë së jashtme kineze për Evropën, në një deklaratë mohoi që Kina po përhapte dezinformata dhe tha se ai ishte i alarmuar nga raportet që blloku evropian ishte gati të lëshonte duke kritikuar vendin e tij.

Ai tha se nëse BE do të ndiqte shembullin SH.B.A.-së me sulme publike kundër Kinës, do t’ia kthenin me të njëjtën monedhë  siç kishin bërë me SHBA-në, duke shtuar se kjo do të ishte për të ardhur keq.

Z. Chapuis u përgjigj se ishte detyrë e BE-së që të dokumentojë disinformimin nga Kina dhe vendet e tjera, duke shtuar se një aktivitet i tillë duhet të kundërshtohet dhe të ndalet, thanë zyrtarët evropianë.

Yang Xiaoguang, një specialist i Evropës në ministrinë e jashtme kineze, kishte paralajmëruar ambasadën e BE-së në Pekin kundër botimit të konkluzioneve të dokumentit të dezinformimit. Yang tha që botimi do të dëmtonte rëndë bashkëpunimin BE-Kinë dhe do ta bënte Pekinin “shumë të zhgënjyer” dhe “shumë të zemëruar”, thanë zyrtarët evropianë të njohur me përmbajtjen e shënimit.

Ministria e jashtme kineze nuk i’u përgjigj kërkesës për një koment. Mikko Huotari, drejtor ekzekutiv i Institutit Mercator për Studime Kineze, tha se pandemia tregoi se si vepron propagnda e Pekinit. “Ata kanë muaj dhe vite që i bëjnë këto veprime dhe tashmë po përpiqen në maksimum dhe me gjithcka kanë” tha ai. “Ata nuk tolerojnë asnjë kritikë.” / bota.al

Share This Article