Andrew Adonis, anëtar i Dhomës së Lordëve të Britanisë, bëri publike idenë e tij se pandemia e koronavirusit po shkaktonte një krizë të kapitalizmit.
“Kjo është një krizë e komunizmit”, shkruan ai në Twitter dhe nuk është i vetëm në idenë e tij. Shumë politikanë perëndimorë, veçanërisht të djathtë, kanë fajësuar qeverinë dhe sistemin politik të Kinës për shkaktimin e krizës aktuale globale. Shumë prej tyre kanë përdorur fraza të tilla si “gripi i Kinës” ose “virusi Wuhan”, pavarësisht paralajmërimeve se terma të tillë mund të çojnë në rritje të armiqësisë kundër aziatikëve.
Është e sigurt të thuhet se marka e Kinës ka marrë një goditje për shkak të virusit. Sipas Pew Research, opinioni i Amerikës për Kinën është në pikën e tij më të ulët në 15 vjet, dhe 62% e të anketuarve pranuan se e shikonin fuqinë dhe ndikimin e Kinës si një kërcënim të madh.
Por për disa, modeli i Pekinit nuk është domosdoshmërisht kaq i keq. Kina është përballur me pasojat e pandemisë shumë më mirë se shumë vende të tjera, edhe pse ato vende kishin një kohë më të gjatë paralajmërimi dhe mundësi më të mëdha për t’u përgatitur.
Kriza gjithashtu ka nxjerrë në pah përfitimet e një qeverie të fortë dhe të centralizuar.
Larg një qeverie të fortë, Uashingtoni e ka gjetur veten në luftë mes zyrtarëve të shtetit, duke u përballur me akuzat për dërgimin e furnizimeve mjekësore dhe rritjen e thirrjeve për një fuqi më të madhe të shtetit. Ndërkohë, Presidenti amerikan Donald Trump është akuzuar për përhapjen e dezinformatave dhe inkurajimin e protestave.
Në një intervistë për Der Spiegel në fillim të këtij muaji, ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas tha se virusi kishte nxjerr në pah problemet e modeleve kineze dhe amerikane. I pyetur se cili po shfaqej më superior, Maas tha: asnjëri.
“Kina ka ndërmarrë disa masa shumë autoritare, ndërsa në SH.B.A., virusi do qëndrojë për një kohë të gjatë. Janë dy ekstreme, asnjëri prej të cilëve nuk mund të jetë një model për Evropën”, tha Maas.
Diplomacia e re
Ndërkohë që Gjermania mund të jetë në gjendje ta përballojë vetë krizën e koronavirusit dhe deri tani ka pasur sukses, vende të tjera janë tërhequr gjithmonë midis poleve konkurruese të Pekinit dhe Uashingtonit. Këta janë pikërisht vende që mund të ndikohen nga mënyra se si do vazhdojë kriza jashtë territorit të tyre.
Në një kohë që Trump vazhdon me moton: “Amerika e para”, Kina është duke dërguar në shtete të ndryshme si Serbia dhe Italia pajisje mjekësore dhe ndihmë me staf të specializuar. Si Vuçic, ashtu edhe DiMaio shprehën mirënjohjen për jetët që mundën të shpëtonin falë ndihmës së Kinës dhe thanë se kurrë nuk do ta harronin. Kina bën thirrje për t`u bashkuar të gjithë kombet në luftën kundër koronavirusit dhe forcon ndërkohë pozitat e saj. Është e qartë, Pekini nuk dëshiron të humbasë mundësinë për të bërë disa miq përmes këtyre favoreve.
Modeli i Kinës
Megjithatë fitimi i miqve të rinj dhe forcimi i marrëdhënieve me miqtë e vjetër, për të zhvilluar çështjet tregtare nuk është i vetmi qëllim i Kinës. Pandemia aktuale i ka dhënë mundësinë të justifikojë pushtetin autoritar.
Hungaria, Shtetet në Lindjen e Mesme, në Filipine, drejtuesit kanë përdorur virusin si një mundësi për të rritur kontrollin mbi popullsinë e tyre, të gjithë me justifikimin se Kina autoritare e izoloi shpejt virusin.
*Burimi CNN