Katër persona kanë mbetur të plagosur pas një sulmi me thikë në Hanau të Gjermanisë. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së martës.
Ndërkohë që policia ka arrestuar dy autorë të dyshuar për ngjarjen në fjalë.
Reuters shkruan se një grup prej 5 deri në 7 persona kanë goditur me thikë disa kalimtarë, ndërsa fatmirësisht asnjë prej tyre nuk është rëndë për jetën.
Deri më tani nuk dihen asnjë detaje në lidhje me shkaqet e ngjarjes, ndërkohë që pas hekurave janë një 23-vjeçar dhe një 29 vjeçar.