Nën motën”kujdesemi për të gjithë” ekipi qeveritar prezantoi masat që kanë të bëjnë me mbështetjen e qytetarëve në periudhë të gjendjes së jashtëzakonshme. Qëllimi është që t’i ndihmohet çdo qytetari në tejkalimin e sfidave të shkaktuara nga virusi Korona duke u mbështetur në parimin e mos diskriminimit dhe respektimit e të drejtave të njeriut.
Për të penguar keqpërdorimin e masave, me punë intensive janë angazhuar inspektoratet që kanë realizuar mbi 33 mijë mbikqyrje, janë dhënë 37 vendime ndërsa 140 puntorë janë kthyer në vendet e tyre të punës që në mënyrë të padrejtë janë larguar nga puna periudhën e kalaur. Apele edhe kompanive t’i shfrytëzojnë masat ekonomike me ketë dhe t’ju ndihmojnë punëtorëve, raporton TVM2.
“Vendosëm protokolle për mbrojtjen e të punësuarve në vendet e tyre të punës,siguruam qasje më të lehtë për mbrojtje sociale, vendosëm sistem të arsimit nga largësia,shërbime të vullnetarëve për më të rriturit,sisitem për paraqitjen e dhunës, Fëmijët me pëngesa kanë mundësi të lëvizin pavarsisht orës policore dhe të njejtit marrin asistencë personale dhe mund ti shfrytëzojnë të drejtat egzistuese pa kontrolle. Ftoj qytetarët ti shfrytëzojnë këtë masa që të mund të zvogelohen pasojat.”- tha Milla Carovska, zv kryeministre. “Masa për mbështetjen e shfrytëzuesve që kanë qenë në sistemin për mbrojtje sociale ,me të cilën rreth 30 mijë amvisëri marrin shtesë nga 1000 denarë për energji elektrike tani përveç për prill dhe maj prolongohet deri në shtator të këti viti, jasht nga sezoni I ngrohjes.”- tha Gjonull Bajraktar, zv ministër për Punë dhe Politikë Sociale.
“Të gjithë fëmijet që shfrytëzojnë të drejtën e shtesave të veçanta ,qëndrat gjithashtu do t’ua vazhdojnë të drejtën dhe të njetit do të duhet që kontrollet i realizojnë në afat prej dy muaj nga mbarimi I gjendjes së jashtëzakonshme. Edhe për shkak se mësimi është I ndërprerë fëmijës nga familjet në nevojë do të vazhdojën të marrin shtesat arsimore.Kemi diku 970 kërkesa të reja për realizimin e ndihmës së garantuar minimale, ata po zgjidhen në kontinuitet rreth 100 janë zgjidhur tanimë.”- tha Sanella Shkrijel, zv ministre plotësuese e ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale.
“Është shtyrë afati për pagesën e qerasë për tokë bujqësore shtetërore për vitin 2019 deri më 20 nëntor 2020. E rritëm përkrahjen e përgjithshme finansiare për qengja të gjinisë femërore.Afati për kontraktim që e bëjnë prodhuesit e duhanit me blerësit e regjistruar është vazhduar deri më 30 prill këti vit. Koridoret e gjelbërta për transport më të shpejtë të mallarave tashmë funksionojnë.”, tha Trajan Dimkovski, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujrave. Ata thanë se e ndjekin implementimin e këtyre masave për të vërejtur nëse hasen pengesa në zbatimin e të njejtave me qëllim ndërhyrjen dhe tejkalimin e të njejtave.