Autoritetet britanike raportuan 621 vdekje të tjera nga koronavirusi i ri (COVID-19).
Numri i përgjithshëm i vdekjeve në Mbretërinë e Bashkuar është rritur në 28 131.
Për nga numri i viktimave nga koronavirusi BM renditet e dyta në Evropë pas Italisë pasi javën e kaluar u rritën viktimat në shtëpitë e kujdesit shëndetësor.
Në konferencën e përditshme për media, sekretari britanik për Strehimin, Komunitetet dhe Pushtetin Lokal, Robert Jenrick, njoftoi një paketë prej 76 milionë sterlinash për të prekurit gjatë shpërthimit të pandemisë.
Të dhënat e publikuara nga Qendra e Kujdesit Intensiv treguan se 70% e pacientëve me koronavirus të pranuar në kujdes intensiv ishin meshkuj.