Për të disatën ditë, Shqipëria po shënon ulje të numrit të personave të prekur me koronavirus. Task Forca e ministrisë së Shëndetësisë në një dalje për mediat bëri të ditur se në 24 orët e fundit janë regjistruar 6 raste të reja, ndërsa bëhet e ditur se Kruja është zona me numrin më të lartë të rasteve aktive në vend.
Nga 6 rastet e reja, 5 janë në Krujë dhe një në Tiranë.
Një lajm i mirë sipas ministrisë së Shëndetësisë është se 67% e personave të prekur janë shëruar.
Fieri zonë me risk të ulët-Gjatë 24 orëve të fundit një tjetër zonë e Shqipërisë rezulton me risk të ulët për transmetim të infeksionit, që është Fieri dhe numri total i të shëruarve shkon në 531.
233 persona aktivë me COVID 19-Sa i përket personave që aktualisht janë aktivë me COVID19, Kruja është në vend të parë me 91 raste, e ndjekur nga Tirana, Kurbini, Shkodra dhe në total janë 233 persona aktivë me COVID19. Pjesa më e madhe e rasteve aktive po ndiqen nga mjeku i familjes ose janë asimptomatikë, ndërsa momentalisht në dy spitalet COVID, në spitalin infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” janë të shtruar 33 pacientë dhe vetëm 7 prej tyre janë në terapi intensive. Ky është një tregues i rëndësishëm që evidenton faktin që masat e marra kanë bërë të mundur që sistemi shëndetësor të mos mbingarkohet dhe të përballojë me sukses rastet të cilat kanë pasur nevojë për trajtim të specializuar në spitale.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive
Krujë 91
Tiranë 90
Kurbin 20
Shkodër 17
Kukës 5
Elbasan 2
Mirditë 2
Berat 2
Korçë 1
Lezhë 1
Lushnje 1
Mat 1
Duke filluar nga nesër datë 4 Maj do të shtohen “zonat e gjelbërta” edhe në bashkitë ku ka risk të ulët të transmetimit të infeksionit. Në të gjithë vendin do të lejohet shërbimi taksi për udhëtimet ndërqytetase me deri dy pasagjerë, anëtarë të një familjeje.
Të riatdhesuarit që janë me banim në zonat e kuqe do të vetëkarantinohen në banesë.
Pavarësisht se nga e hëna do të ketë një lehtësim tjetër të masave, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje të gjithë qytetarëve që të vazhdojnë të respektojnë distancimin fizik dhe të mbajnë higjienën personale, ndërkohë që bizneset e hapura të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë.
Ofrohen këshillime psikologjike-Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka shtuar një shërbim të ri në linjën e gjelbër 0800-40-40, duke ofruar këshillim psikologjik për qytetarët që kanë ankth apo shqetësime të tjera si pasojë e COVID19. Në numrin e gjelbër mund mund të telefononi për pyetje për sëmundjet kronike apo informacion mbi COVID19.
Nëse keni shenja të sëmundjes COVID19, ministria thotë se duhet të telefononi numrin e urgjencës 127./Ora

Nëse keni shenja të sëmundjes COVID19, ministria thotë se duhet të telefononi numrin e urgjencës 127./Ora news/