Homoseksualëve dhe biseksualëve nuk u lejohet dhurimi i plazmës së gjakut

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Burrat homoseksualë dhe biseksualë në Britani nuk po lejohen të marrin pjesë në testimin e plazmës së gjakut për zbulimin e një trajtimi kundër koronavirusit.

Organet shëndetësore britanike janë duke kërkues dhurues të plazmës nga pacientët e shëruar nga virusi që ajo të përdoret në testimet për efektin e mundshëm ndaj sëmundjes së re.

Më herët është raportuar se 6,500 persona të shëruar tashmë janë regjistruar në listën e të interesuarve për ta dhuruar plazmën, shkruan “Daily Mail”.

Megjithatë, sipas rregullave që i zemëruan dhuruesit e mundshëm, burrat homoseksualë dhe biseksualë nuk do të kenë të drejtë ta dhurojnë plazmën, me përjashtim të atyre që nuk kanë pasur marrëdhënie intime në tre muajt e fundit.

Andy Roberts, menaxher i kujdesit intenziv, tha se ndonëse ka qenë i infektuar me koronavirus dhe është shëruar, nuk është lejuar të bëhet dhurues i plazmës së gjakut.

Institucionet e transfuzionit të gjakut në Angli thanë se vendimi për përdorimin e udhëzimeve rreth përzgjedhjes së dhuruesve të plazmës është marrë me qëllim të mbrojtjes së dhuruesve dhe marrësve të saj.

Share This Article