Igli Tare nuk ka dyshime, Serie A duhet të rinisë e kampionati 2019/2020 duhet të përfundojë: “Lojtarët nuk munden më, edhe në nivel psikologjik, e janë gati – ka thënë drejtori sportiv i Lazios për mikrofonët e Sky Sport – Dje kanë festuar të gjithë sepse më në fund mund të rinisin. Dëgjoj të thuhet se ministri i Sportit mund të vendosë të ndalojë kampionatin, por nuk është në kompetencën e tij. Është e rëndësishme të mbarojmë këtë kampionat. Lazio ishte shoqëria e parë absolute që ndaloi e një nga të paktat shoqëri që ka respektuar nga fillimi të gjithë urdhëresat”.
Tare ka folur për rifillimin e stërvitjeve të të tijve: “Lazio rinis të mërkurën – ka specifikuar – Ne nuk jemi të shqetësuar. Është transmetuar kjo ide e një Lazio që bën presion për shkak të titullit, por ne nuk kemi fituar gjithcka në fushë sepse mungojnë 12 ndeshje e jemi një pikë pas Juventus, të flasësh për titullin është një fjalë e madhe. Gjithcka është në lojë, por duam ti japim një sinjal të fortë për sistemin futbollistik italian. Kemi qenë agresivë sepse ndalimi i asaj që është industria e tertë e vendit do të sjellë dëme shumë të rëndësishme”.
Nuk ka munguar edhe shigjetimi i rivalëve: “Askush nuk është larguar nga Roma, ndërsa më rezulton se skuadra të tjera kanë ende lojtarë jashtë kufijve – ka thënë shqiptari për rikthimet e lojtarëve – Nuk më takon mua të gjykoj, por një mendim mund tia lejoj vetes…”.
Tare është kthyer më pas edhe mbi mundësinë e një mbyllje të parakohëshme të Serie A: “Fifa e Uefa kanë shpjeguar mirë që turnetë duhet të mbarojnë, edhe brenda vitit kalendarik. Është e rëndësishme të mbarojmë këtë kampionat, edhe duke filluar në shtatir, sepse do të ishte eksperiencë për të administruar ata pasardhës. Jemi të gatshëm të rifillojmë edhe në vjeshtë, duke ndjekur modelin e Botërorit në Katar”.