ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
VIDEO/ Arbër Hoxha harron dëmtimin dhe shënon golin vendimtar për Dinamon kundër rivalit historik 8 hours ago
Britani/ Mjeku akuzohet për sulme seksuale ndaj pacientëve të rritur dhe fëmijë! 8 hours ago
Manchester City shfrytëzon gabimin e Arsenalit, fiton bindshëm ndaj Sunderlandit të Xhakaj 9 hours ago
Ngre siparin ekspozita “Dhomat e vizatimit” 12 hours ago
Një hap i madh drejt kuptimit të origjinës së jetës, ja çfarë zbuloi NASA në asteroidin ‘Bennu’ 12 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Dyshja britanike e ngujuar në Prizren, në aksion për mbrojtjen e mjedisit

albnews by albnews
6 May, 2020
in Kosova, UK
0
Dyshja britanike e ngujuar në Prizren, në aksion për mbrojtjen e mjedisit
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Lehtësimi i masave kufizuese kundër përhapjes së koronavirusit bashkë me motin e mirë ka bërë që lumi i njerëzve, duke ecur e padaluar, t’ia mësyjë shtegut që çon prej lagjes “Marash” kah bregu i Lumbardhit, deri në Kalanë e Prizrenit.

Pasditen e së martës në këtë shteg kanë dalë edhe shtetasit britanikë, që prej shtatë javësh janë të ngujuar në qytetin e vjetër. Rosie Watson dhe Mike Elm janë bërë tok me kryetarin Mytaher Haskuka. Me mbledhjen e mbeturinave përgjatë këtij shtegu, mysafirët britanikë dhe nikoqiri kanë përçuar porosinë tek qytetarët vendorë që krahas relaksimit në bukuritë natyrore të përkujdesen edhe për pastërtinë e mjedisit.

RelatedPosts

Britani/ Mjeku akuzohet për sulme seksuale ndaj pacientëve të rritur dhe fëmijë!

Foda pas shortit të Kupës së Botës: Grup i balancuar, rëndësi për Kosovën ka play-off-i

Një gazetar shqiptar zgjedhet në kryesinë e Asociacionit të Gazetarëve botërorë në Gjenevë

Mike Elm ka theksuar se vitin e shkuar me biçikletë i është bashkëngjitur vrapimit të Rosie Watson deri në Mongoli, me ç’rast gjatë këtij udhëtimi tregohen storiet pozitive për veprimet klimatike dhe punën pozitive mjedisore të njerëzve dhe komuniteteve të ndryshme, shkruan KOHA.

“Kam ardhur në Prizren veçanërisht për të parë se si kryetari dhe qytetarët po angazhohen për një qytet më të gjelbër dhe si e luftojnë ndotjen e ajrit dhe ndotjet e tjera nga aktivitetet që zhvillohen sot, pra përpjekjet për një të ardhme më të gjelbër për Prizrenin”, ka thënë Elm. Ai ka pohuar se është i nderuar që bashkë me kryetarin mund ta realizojnë një aktivitet pozitiv, ndërkohë që “Prizreni shikon nga ardhmëria”.

Ndërsa kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka, ka theksuar se me çiftin britanik është takuar 3 javë më parë pas raportimeve në media për ngujimin e tyre disa javë në Prizren, si pasojë e pandemisë COVID-19.

“Atëherë u patëm pajtuar që bashkë të dalim e të bëjmë pastrimin e ambientit”, ka thënë Haskuka. Sipas tij, lehtësimi gradual i masave kufizuese, sikurse edhe dyfishimi i orarit të lëvizjes, ka mundësuar realizimin e këtij aktiviteti për pastrimin e mbeturinave të hedhura në shtegun e ecjes skaj Lumbardhit.

“Qëllimi i këtij aktiviteti është me i tregu bukuritë e Prizrenit, por në të njëjtën kohë edhe me apelu tek qytetarët që ta mbrojmë natyrën”, ka thënë Haskuka.

Ai ka treguar se mysafirët britanikë kanë dalë për shëtitje nëpër shtigjet prapa Kalasë së Prizrenit deri në Pasha Çezme.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

VIDEO/ Arbër Hoxha harron dëmtimin dhe shënon golin vendimtar për Dinamon kundër rivalit historik

VIDEO/ Arbër Hoxha harron dëmtimin dhe shënon golin vendimtar për Dinamon kundër rivalit historik

6 December, 2025
Britani/ Mjeku akuzohet për sulme seksuale ndaj pacientëve të rritur dhe fëmijë!

Britani/ Mjeku akuzohet për sulme seksuale ndaj pacientëve të rritur dhe fëmijë!

6 December, 2025
Manchester City shfrytëzon gabimin e Arsenalit, fiton bindshëm ndaj Sunderlandit të Xhakaj

Manchester City shfrytëzon gabimin e Arsenalit, fiton bindshëm ndaj Sunderlandit të Xhakaj

6 December, 2025
Ngre siparin ekspozita “Dhomat e vizatimit”

Ngre siparin ekspozita “Dhomat e vizatimit”

6 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result