Federata Shqiptare e Futbollit, ka publikuar sot fanellat e reja të kombëtares, për eliminatoret e Euro 2020.
Gjatë ditës së mërkurë u bë prezantimi i fanellave të reja për kualifikueset e Euro 2020 që kuqezinjtë do të nisin këtë të enjte me sfidën ndaj Turqisë.
Uniforma që do të mbajnë veshur portierët, është pothuajse e njëjtë, me ngjyrë të gjelbër, dhe disa shirita të zi të vegjël, në pjesën e shpatullave. Ndërkohë, edhe tutat e portierit janë të gjelbra.
Edhe fanella e dytë dhe e tretë, në thelb janë të njëjta. E dyta, do të jetë e bardhë, me një jakë të zezë, si edhe tutat e bardha. Ndërsa, e treta do të jetë tërësisht e zezë, me tutat e zeza.