“Dy të tretat e vendeve në botë kanë kërkuar pajisje mjekësore nga Turqia. Kjo tregon se Turqia është një burim i besueshëm”, theksoi ministri Çavuşoğlu
Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, tha se nga Turqia kërkuan furnizime të pajisjeve mjekësore 128 vende dhe se kanë plotësuar rreth gjysmën e këtyre kërkesave, raporton Anadolu Agency (AA).
Çavuşoğlu, mori pjesë në një program në kanalin televiziv TV100 dhe ndaj pyetjejes lidhur me kërkesat e bëra nga vende të ndryshme të botës për ofrimin e ndihmës nga Turqia ai tha se “Deri më sot 128 vende kanë kërkuar ndihmë nga Turqia për pajisje mjekësore, në formën e dhurimit të tyre, eksportimin ose leje për blerjen e tyre. Kemi plotësuar rreth gjysmën e tyre”.
Më tej ministri Çavuşoğlu, tha se së fundmi mbrëmë diskutuan me ministrin e Shëndetësisë Fahrettin Koca se si mund të plotësojnë kërkesën për ndihmë nga Paraguaji.
“Dy të tretat e vendeve në botë kanë kërkuar pajisje mjekësore nga Turqia. Kjo tregon se Turqia është një burim i besueshëm”, theksoi Çavuşoğlu.
– “Ndajmë përvojën tonë me çdo vend të botës”
Duke vënë në dukje se i konsideron të pakuptimta disa debate brenda vendit lidhur me ndihmat e kryera të Turqisë, ministri Çavuşoğlu tha se:
“Ka komente sikur popullit turk nuk i japim ato që i nevojiten dhe se këto ia japim vendeve të tjera. Po flas për ata që i komentojnë ndryshe punimet e kryera deri më sot. Kjo nuk është e vërtetë. Sepse, a ka pasur ndonjë mangësi deri më sot në shërbimet shëndetësore? Jo nuk ka pasur. Mos vallë ka pasur pamjaftueshmëri nëpër spitale kryesisht për pajisjet e aspiratorëve të cilët sapo kemi filluar t’i prodhojmë? Jo”.
“Turqia ka një sistem të fortë shëndetësor. Ne plotësojmë shërbimet shëndetësore për të gjithë qytetarët tanë pa bërë dallime, pavarësisht sëmundjeve që ato kanë dhe pa pasur nevojë për të hyrë në një qasje se mund ti vendosim vetëm në kujdes intensiv ashtu sikurse veprojnë shumë shtete jashtë vendit. Këto përvoja që ne kemi i ndajmë me çdo vend të botës. Në këtë kuptim Turqia tregohet si vend model, nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), komuniteti ndërkombëtar dhe vende të tjera kryesisht SHBA-ja”, tha Çavuşoğlu.
Ministri Çavuşoğlu theksoi se këto lloj ndihmash do të sigurojnë që Turqia të jetë një markë dhe një burim i besueshëm në të ardhmen.