Deri më 18 maj, Shqipëria pritet të jetë e liruar nga 90% e masave kufizuese të lëvizjes së qytetarëve dhe masat e tjera.
Kryeministri shqiptar Edi Rama ka deklaruar se “i vetmi shqetësim që mbetet është transporti publik me autobusë dhe furgonë. Po kërkojmë një formulë kompromisi lidhur me këtë. E gjitha pjesa tjetër do të çlirohet ndjeshëm duke evituar grumbullimet me mbi 10 persona. Do të jemi tërësisht të ekspozuar dhe duhet të kemi një intensitet komunikimi”, ka deklaruar Rama.
Sipas tij, është e rëndësishme që njerëzit të vazhdojnë të ndjekin rregullat e thjeshta për të shmangur goditjen nga një valë e dytë e virusit korona.