Shteti verior në Indi Uttar Pradesh ka miratuar një ligj që parashikon dënim të përjetshëm për këdo që shkakton vdekjen e dikujt tjetër duke e infektuar atë qëllimisht me Covid-19.
Ligji parashikon dënimin me nga dy deri në pesë vjet burgim për infektimin e qëllimshëm me Covid-19 dhe nga shtatë vjet në burgim deri në burgim të përjetshëm për këdo që shkakton vdekje përmes infektimit të qëllimshëm me Covid-19, bashkë me gjobë nga 3,970 deri në 6,610 dollarë.
Ky ligj i përkohshëm u ndesh me shumë kritika nga ekspertët e shëndetësisë dhe ato ligjorë, si ligj në përpjestim të zhdrejtë më dëmin e shkaktuar.
Por qeveria këmbënguli për të përditshmen, Times of India, se ashpërsimi i dënimeve ka për qëllim inkurajimin e njerëzve për të raportuar nëpër agjenci nëse dyshojnë se janë të infektuar me Covid-19.
Sipas shifrave zyrtare, në Indi janë regjistruar më shumë se 38 mijë të infektuar dhe afro 1900 viktima.