Në Maqedoninë e Veriut vijon trendi i rritjes së numrit të të infektuarëve me koronavirusi, për dallim nga ditët e kaluara.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, janë regjistruar 36 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit, edhe ate nga 411 testet e bëra.
Personat që rezultuan pozitiv janë: 12 Tetova, 7 nga Shkupi, 4 Kumanova, 5 Velesi, 4 Prilepi, dhe nga një Gostivari, Pehçeva dhe Berova.
Sipas statistikave të fundit, një person ka ndërruar jetë dhe bëhet fjalë për një qytetar nga Velesi.
Po ashtu bëhet e ditur për 13 të shëruar që janë nga: Shkup-6, Kumanovë-2, Tetovë-1, Prilep-1, Makedonski Brod, 1, Vinic-1 dhe Pehçevë-1.