Sot, më datë 12 maj, me vendim të BFI-së është kërkuar hapja e xhamive dhe vazhdimi i praktikimit të riteve fetare nga myslimanët e Maqedonisë së Veriut. Vendim ky që bie në kundërshtim me masat e parapara nga Qeveria e RMV-së ku ndalohen tubimet e njerëzve shkaku i pandemisë.
Gjithçka filloi me mbajtjen e liturgjisë fetare-ortodokse në Strugë dhe marshimin e besimtarëve nëpër sheshin e qytetit duke mos i respektuar masat, siç janë distance kolektive dhe mbajtja e maskave.
Për këtë ngjarje është fajësuar ministri i punëve të brendshme, Naqe Çulev, kuadër i VMRO-DPMNE-së në Qeverinë teknike. Nga LSDM-ja, menjëherë është kërkuar dorëheqja e ministrit, që sipas tyre e lejuar të ndodhte diçka e tillë me qëllim.
Edhe për vendimin BFI-së ka pasur reagime nga institucionet që i kanë kërkuar për ta rishikuar caktimin e datës për hapjen e xhamive, mirëpo nga Bashkësia Fetare Islame nuk heqin dorë nga synimi i tyre.
Së fundi, një shoqatë fetare ka kërkuar që të mos respektohet ky vendim i BFI-së dhe të vazhdohet me masat e Qeverisë ku ndalohet çdo lloj i tubimeve publike. Bëhet fjalë për shoqatën “Thirrja”, që në dokumentin e publikuar, thonë së vendimet e njëanshme të BFI-së mund të kenë edhe prapavijë politike dhe bëjnë thirrje për mosrespektimin e të njëjtit. Këtë kërkesë e kanë shpërndarë edhe disa imamë, kryesisht nga rajoni i Shkupit.
Më poshtë ju sjellim dokumentin nga shoqata “Thirrja”: