Pedagogia Detina Zalli ka dhënë lajme të mira nga grupi i Oxfordit i cili është drejt punimit për një vaksinë të COVID-19.
Sipas Zallit, vaksina tashmë është prodhuar dhe ka dhënë efektin e parë tek majmunët rezus, të cilët kanë një ngjashmëri prej 93% identik me njeriun.
Postimi i Zallit në Facebook:
Lajme te mira nga Grupi i Oxfordit
• Vaksina e grupit te Oxfordit funksionon ne majmunë rezus
që janë 93% identik gjenetikisht me njerezit.
• Kafshëve të cilave iu ishte dhënë vaksina, dhe më pas ishin të ekspozuara me SARS-CoV-2, kishin më pak virus në mushkëritë dhe rrugët e tyre ajrore. Kjo është krahasuar me grupin e kontrollit të majmunëve të cilit nuk iu dha vaksina.
• Provat klinike u zhvilluan në SH.B.A., duke përfshirë studiues nga Instituti Kombëtar i Shëndetit të qeverisë amerikane (NIH) dhe nga Universiteti I Oksfordit.