Ka përfunduar takimi i kryetarit të PD Lulzim Basha me kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi.
Kryemadhi tha për mediat se në orën 12:00 do dilet me një vendim final politik dhe bëri thirrje mos të njihet shteti i Edi Ramës.
“Vendimi do të finalizohet në 12:00, ku do të ketë një vendim final. Mesazhi që këtu është për qytetarët mos njohin shtetin e Ramës, gjobat e Ramës, Rama paratë e shqiptarëve i përdor për dhunë ndaj tyre.
I bëj thirrje Ramës, t’i lirojë një orë e më parë artistët, nuk ka ku të shkojë më. I bëj thirrje shqiptarëve sot nuk është më koha për të parë politikën, por familjet, fëmijët e tyre. Tashmë nuk do shohim më brekët e Violeta Manushit, por do shohim bythën jashtë të Edi Ramës”, tha ajo./TCH/