ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Marina e Kinës po zgjerohet me një shpejtësi marramendëse – dhe po arrin SHBA-në 8 hours ago
Zbulohen detajet e kontratës së Gigi Donnarummas tek Man City 8 hours ago
Një grua britanike u qëllua për vdekje në Kamboxhia – policia 8 hours ago
Norvegjia nënshkruan marrëveshje 10 miliardë funtesh për anije luftarake anti-nëndetëse të ndërtuara në Mbretërinë e Bashkuar 8 hours ago
Dëshmitë speciale: Mbretëria e Bashkuar ia konfirmon lejen mbrojtjes së Thaçit për një dëshmitar në Gjykatën Speciale 8 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz Kulture

Akuza e parë nga Specialja pritet në korrik

albnews by albnews
17 May, 2020
in Kulture
0
Akuza e parë nga Specialja pritet në korrik
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Gjykata Speciale nuk e ka ndalur intensitetin e punës as gjatë pandemisë së koronavirusit. Deri më tani janë deponuar dy aktakuza në Dhomat e Specializuara, njëra në shkurt dhe tjetra në prill të këtij viti. Në pritje të shqyrtimit të tyre, zyrtarë të Gjykatës me seli në Hagë, i kanë thënë KOHËS se janë të përgatitur për t’i zhvilluar proceset gjyqësore.

“Dhomat e Specializuara të Kosovës janë plotësisht funksionale dhe të përgatitura për të zhvilluar procese të drejta, të paanshme dhe të pavarura në një ambient të sigurt. Pavarësisht pandemisë COVID-19, Dhomat e Specializuara po vazhdojnë punën intensivisht për t’u siguruar që të përmbushet mandati i gjykatës”, ka thënë zëdhënësi i Gjykatës Speciale, Michael Doyle.

RelatedPosts

Parashqevi Simaku mbush 59 vjeç, mesazh emocional të birit: Të dua Luke…

Brenda pushimeve familjare të Rita Orës, ndan momentet me prindërit e saj në Ulqin

Filmat që lënë gjurmë, trashëgimia e pavdekshme e Dhimitër Anagnostit

Ai shton se, megjithatë, i kanë ndërmarrë masat brenda gjykatës për t’iu përgjigjur situatës në përputhje me rekomandimet dhe vendimet e autoriteteve përgjegjëse të shëndetit publik, duke ruajtur vazhdimësinë dhe funksionalitetin e plotë të Gjykatës Speciale. Sipas Doyle, këto masa përfshijnë punën në distancë dhe mbajtjen e takimeve sa herë të paraqitet nevoja.

Korriku është afati i fundit gjashtëmujor brenda të cilit duhet të konfirmohet ose të hidhet poshtë aktakuza e parë. Përmbajta e aktakuzës është konfidenciale dhe ajo bëhet publike vetëm nëse konfirmohen dyshimet e bazuara nga gjyqtari i procedurës paraprake, raporton KOHA.

Deponimi i një aktakuze edhe në kohë pandemie, sipas avokatit Arianit Koci, dëshmon seriozitetin që ka Gjykata Speciale në përmbushjen e mandatit të saj.

Koci, i cili është avokat mbrojtës i disa prej të dyshuarve për krime lufte që janë intervistuar në Hagë, thotë se proceset e para gjyqësore mund të nisin së shpejti, por të akuzuarit potencialë për momentin nuk dihen.

Sa i përket bashkëpunimit me autoritetet e Kosovës, zëdhënësi i Speciales, Doyle, ka rikujtuar detyrimin që kanë ato për t’u përgjigjur ndaj çfarëdo kërkese apo vendimi.

“Mbështetur në ligj, autoritetet e Kosovës janë të detyruara të bashkëpunojnë me Dhomat e Specializuara sa u përket vendimeve ose kërkesave që mund t’i kenë ato”, ka thënë Doyle.

E Rreze Hoxha nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike thotë, se çështje që mbeten ende enigmë lidhur me punën e Speciales janë nëse do të ketë aktakuza të ngritura e të konfirmuara ndaj të intervistuarve me qëllimin e ndjekjes penale apo jo.

“Dhe nëse po, atëherë nën cilat doktrina ndërkombëtare të njëjtit do të akuzohen. Është më se e rëndësishme të trajtohet edhe praktika e ndjekur nga Tribunali i Hagës nën të cilën disa nga të ftuarit e zyrës së Prokurorit të Specializuar veçse janë gjykuar nga kjo gjykatë dhe të njëjtit janë shpallur të pafajshëm”, ka thënë ajo.

Deri më tani, rreth 250 persona janë ftuar nga Dhomat e Specializuara për t’u intervistuar në Hagë ose në zyrat e EULEX-it në Prishtinë. Shumë prej tyre kanë qenë pjesë e hierarkisë së lartë të UÇK-së dhe ish-komandantë të Zonave.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Marina e Kinës po zgjerohet me një shpejtësi marramendëse – dhe po arrin SHBA-në

Marina e Kinës po zgjerohet me një shpejtësi marramendëse – dhe po arrin SHBA-në

1 September, 2025
Zbulohen detajet e kontratës së Gigi Donnarummas tek Man City

Zbulohen detajet e kontratës së Gigi Donnarummas tek Man City

1 September, 2025
Një grua britanike u qëllua për vdekje në Kamboxhia – policia

Një grua britanike u qëllua për vdekje në Kamboxhia – policia

1 September, 2025
Norvegjia nënshkruan marrëveshje 10 miliardë funtesh për anije luftarake anti-nëndetëse të ndërtuara në Mbretërinë e Bashkuar

Norvegjia nënshkruan marrëveshje 10 miliardë funtesh për anije luftarake anti-nëndetëse të ndërtuara në Mbretërinë e Bashkuar

1 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result