Teksa e gjithë bota lufton për vaksinën e koronavirusit, presidenti amerikan, Donald Trump, ka promovuar ilaçin kundër malaries, si trajtim efikas ndaj Covid-19.
Trump tha se prej disa javësh merrte nga një pilulë çdo ditë, teksa theksoi se edhe një sërë personash të vijës së parë të betejëse kanë marrë ilaçin.
“Për aq sa vlen, unë e marr hidroksiklorokinën. Mund t’ua kisha thënë 3 ose 4 ditë më parë, por nuk pata kurrë shansin, pasi ju nuk më pyetët. Pyeta mjekun e Shtëpisë së Bardhë. Si mendon? Ai më tha: Nëse t’i dëshiron, unë jam dakord.
Një sërë personash kanë marrë ilaçin, shumë punonjës të vijës së parë të betejës. Unë dua që qytetarët e këtij kombi të ndihen mirë, nuk dua që ata të sëmuren. Dhe ka shumë mundësi që ky ilaç të ndikojë pozitivisht, veçanërisht nëse merret në fillimet e sëmundjes”, është shprehur Trump.