I pari që e ka marrë fjalën në protestën e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit ditën e sotme ka qenë aktori Neritan Liçaj.
Ai u shpreh se kjo kauzë tashmë thërret gjithë shqiptarët që ta ndryshojnë vendin për tu bërë si gjithë Evropa.
Deklarata e Liçajt:
Kemi harruar t’i përkasim njëri-tjetrit thotë Nënë Tereza. Jemi këtu, aleanca për Teatrit, një grup i vogël që rezistuam. Qëllimi paska qenë që t’i pushkatonin ato dy shqiponja që ishin dy teatrot. Ne jemi shqiptarë dhe thërrasim në kauzë të gjithë shqiptartë, me dhe pa parti, që të ndryshojë diçka në këtë vend që të bëhemi si gjithë Evropa.
Nuk ka kauzë më të madhe se Teatri se aty ndodh katarsisi. Kjo është një çështje që na takon të gjithëve. Do të doja nga të gjithë ju që na keni besuar dhe të fillojmë të gjithë të shprehemi. Sheshi i Teatrit ishte sheshi i lirisë. Unë do të doja drejtësi për atë togë pushkatimi që e vrau atë Teatër Kombëtar.
I bëj thirrje të gjithë shqiptarëve që të mos rrinë te shtëpitë e tua dhe të mendojnë se ç’më duhet mua. Jo! Çdo gjë ka të bëjë me këtë vend, ka të bëjë me të gjithë se ka të bëjë me të ardhmen.
Nuk bëhet ndryshimi duke ndjekur interesat tona të vogla. Shqiptarët të mos i falen perëndisë së vetëm të parasë, por ka diçka përtej kësaj. Të mos harrojmë që në jetën dhe familjen tonë, se ajo që çka bëjmë në jetë mbetet si jehonë në përjetësi, jo si ajo hakmarrja personale që bëri Edi Rama.