Zhvillimi njerëzor është në rënie këtë vit, për herë të parë pas dekadash, për shkak të pasojave shëndetësore, sociale dhe ekonomike të pandemisë COVID-19, sipas Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin (PNUD).
Që nga krijimi i konceptit në vitin 1990, indeksi global i zhvillimit njerëzor, i cili mund të bjerë gjatë këtij viti, ka matur njëkohësisht arsimin, shëndetin dhe standardin e jetës.
“Bota ka përjetuar shumë situata kritike në 30 vitet e fundit, përfshirë krizën financiare ndërkombëtare 2007-2009. Secila e ka goditur me forcë zhvillimin njerëzor, por fitimet e përgjithshme të zhvillimit janë rritur vit pas viti”, theksoi kreu i PNUD-it, Achim Steiner.
“Megjithatë, COVID-19, i cili ndikon në tri fusha njëkohësisht, në shëndetësi, arsim dhe të ardhura, mund të ndryshojnë këtë prirje”, shtoi ai.
“Vetëm veprimet e bashkërenditura, që përqendrohen në barazi, mund ta lehtësojnë këtë krizë të paparë të zhvillimit”, vlerësoi PNUD në një studim të botuar sot, i cili përmend veçanërisht nevojën për të zvogëluar ndarjen dixhitale.