Aleanca për Teatrin ka deklaruar se protesta e tyre do të vijojë nesër në orën 11 përballë zyrave të SPAK, ku do të kërkohet një hetim i plotë për shembjen e godinës së teatrit.
Ndërkohë, organizatorët e protestës po vijojnë me firmat e peticionit për rindërtimin e godinës së Teatrit Kombëtar në formën që kishte kur u rrënua. Sipas tyre, ambicia është të mblidhen të paktën 1 milion firma.
Ata kanë edhe deklaruar se mbështetësit e kauzës do të vigjilojnë perimetrin ku ngrihej godina duke u siguruar që mos të fillojë asnjë veprim për fillimin e punimeve për Teatrin e Ri.