ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Spiunonin për Rusinë, Britania arreston 2 burra dhe një grua të dyshuar si agjentë 9 minutes ago
Mocion për shkarkimin e Peleshit, “U shkel Kushtetuta”, PD: Të përsëritet seanca 12 minutes ago
VanHorn: Ndarja e pushteteve, liria e fjalës dhe sundimi i ligjit, themeli i besimit mes qeverive e popujve 34 minutes ago
U akuzua se inskenoi vdekjen e tij, lirohet nga burgu italiani Davide Pecorelli 36 minutes ago
Mashtrimi me skemën piramidale “XUEX”, policia e shtetit apel qytetarëve: Kujdes, kemi zbuluar se po ofrohen ‘mësime falas’ për kriptovalutat 1 hour ago
Next
Prev
Home Show - Biz

Idrizi: Kam ngritur flamurin e Kroacisë por unë jam shqiptar

albnews by albnews
22 May, 2020
in Show - Biz
0
Idrizi: Kam ngritur flamurin e Kroacisë por unë jam shqiptar
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Legjenda e karatesë në Kroaci. Kështu e ka vlerësuar sajti “sportklub.hr”, karateistin shqiptar Enver Idrizi.

Idrizi ka garuar për Kroacinë, ndërsa ishte kampion i Evropës në vitet 1993 e 1995. Po ashtu ka dy medalje të argjendta evropiane e një të argjendtë botërore.

RelatedPosts

Studimi i fundit në Britani: Meshkujt rrinë 7 orë në banjo gjatë vitit për të shijuar qetësinë

Pse Amerika ndodhet në një udhëkryq të rrezikshëm pas vrasjes së Charlie Kirk

“Muzeu i Artit Islam do të hapë dyert brenda 2030”, Rama: Do të jetë një stacion kyç i historisë sonë si komb

Idrizi 53-vjeçar aktualisht jeton në Gjermani, por gradualisht po kthehet në Kroaci, ku ka kaluar një pjesë të jetës. Ai është nga Shkupi.

“Pasi kam përfunduar karrierën është dashur të shkoj në Gjermani që të punoj për familjen. Më parë ka pasur dallim në financa, por sot do të theksoja se nuk ka ndonjë dallim në mes të Kroacisë dhe Gjermanisë. Në vitet e fundit gradualisht po kthehem në Kroaci, atje jam rritur dhe kam miq. Pak do të aktivizohem edhe në karate, do të marr ndonjë klub dhe do ta ushtrojë. Mendoj se mund të jap kontribut të madh. Mendoj se kam kontribuar në krijimin e shtetit të Kroacisë dhe mendoj se shumë nuk e dinë sa mund të kontribuoj për fëmijët që të jenë kampionë të vërtetë të karatesë”, ka thënë Idrizi.

Ai ka folur për të kaluarën, ndërsa ka thënë se flamurin e Kroacisë e ka prezantuar në mënyrën më të mirë.

“Më duhet të flas hapur. Mua më keni dhënë që të mbrojë një flamur kroat, ndonëse jam shqiptar, ndërsa e kam prezantuar në mënyrën më të mirë që kam mundur. Shumë kroatë që ishin me mua më kanë thënë se jam më i madh se Papa. Kemi pasur telashe që nga vitin 1912 në Kosovë, nuk kam pasur as vend as nënë e baba. Më pas kam parë këtë popull, kemi shumë gjëra të përbashkëta dhe kam ndier se është shtëpia ime dhe kam përqafuar Kroacinë. Unë kam thënë vetëm dy fjali – Kroaci, faleminderit që më ke dhënë flamurin tënd për ta ngritur. Por unë jam shqiptar, nuk mund të them se jam kroat”, ka shtuar Idrizi.

Në vitin1998, Idrizi kishte garuar në Evropianin në Beograd. Sipas sportklub.hr, ai ishte duartrokitur nga të pranishmit.

“Është e vërtetë, nuk e kisha të qartë se çka po ndodhë. Kur kanë shpërthyer duartrokitjet, unë jam kthyer, kam menduar se po vjen ndonjë prej presidentëve. Kur kam përfunduar luftën, gjysma e publikut ka dalë nga salla. Ishte një kombinim i hatashëm. Unë, shqiptar, hyjë me flamur të Kroacisë. Kam menduar se do të më shajnë nëntën, që do të thërrasin ‘Ustash’ , ndërsa isha i gatshëm edhe për rrahje me publikun. Por kur kam hyrë të gjithë janë ngritur në këmbë, të gjithë kanë dashur të më dërgojnë në drekë pas luftës. Nuk e kam ditur nëse jam në Kroaci apo në Kosovë”.

Idrizi ka shkuar tutje duke thënë se ka ndërruar rregullat e karatesë, ndërsa lëvdata ka marrë edhe nga kryetari i Federatës së Karatesë së Kroacisë, Davor Cipek.

“Unë i kam ndërruar rregullat e karatesë. Karateja ishte sport shumë statik, kur kam filluar të luftojë në mënyrë tjetër, kur kam vallëzuar, të gjithë kanë parë diçka të re. Teknikat e mia me këmbë ishin diçka e re, ata nuk kanë mundur të besojnë që të kthehesh për 360 shkallë dhe të godasësh kampionin e botës. Kjo ka qenë aftësia ime që e kam nga Zoti””, ka thënë Idrizi, raporton Koha.net.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Spiunonin për Rusinë, Britania arreston 2 burra dhe një grua të dyshuar si agjentë

Spiunonin për Rusinë, Britania arreston 2 burra dhe një grua të dyshuar si agjentë

18 September, 2025
Mocion për shkarkimin e Peleshit, “U shkel Kushtetuta”, PD: Të përsëritet seanca

Mocion për shkarkimin e Peleshit, “U shkel Kushtetuta”, PD: Të përsëritet seanca

18 September, 2025
VanHorn: Ndarja e pushteteve, liria e fjalës dhe sundimi i ligjit, themeli i besimit mes qeverive e popujve

VanHorn: Ndarja e pushteteve, liria e fjalës dhe sundimi i ligjit, themeli i besimit mes qeverive e popujve

18 September, 2025
U akuzua se inskenoi vdekjen e tij, lirohet nga burgu italiani Davide Pecorelli

U akuzua se inskenoi vdekjen e tij, lirohet nga burgu italiani Davide Pecorelli

18 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result