Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se do ta pranojnë aktvendimin e Gjykatës Kushtetuese, në lidhje me dekretin e Presidentit Thaçi.
“Do ta respektojmë aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, përderisa është interpretim i Kushtetutës”, tha shkurt Kurti, raporton EO.
Kujtojmë se gjatë ditës së sotme ka pasur reagime nga partia e Kurtit pasi në media doli një lajm se Gjykata Kushtetuese pritet ta rrëzojë dekretin e Thaçit, por pritet ti japë 15 ditë afat partisë së parë që ta formojë Qeverinë.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se nëse kjo ndodhë, atëherë nuk bëhet fjalë për pavarësi të Kushtetueses, por për veprime në favor të interesave të Thaçit.
Haxhiu ka thënë se sipas Kushtetutës, nuk ka afat për mandatarin. Sipas saj kjo do ta shkatërronte rendin kushtetues dhe demokracinë.