Cakaj shkarkon dy diplomatë të karrierës në Ambasadën shqiptare në Athinë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Vala e shkarkimeve të Gent Cakaj ka përfshirë dhe Ambasadën e Shqipërisë në Athinë.

RTV Ora mëson se Ministri i Jashtëm në detyrë ka shkarkuar dy diplomatët e karrierës, Florian Nova dhe Enkelejda Riza.

Selisë sonë në Athinë i ka mbetur vetëm ambasadorja, e cila ka marrë masë disiplinore pas humbjes së pasaportave.

Diplomatët janë thirrur për të shërbyer sipas nevojave në MEPJ.

Pak orë më parë, Ministria e Punëve të Jashtme njoftoi shkarkimin e këshilltares në Ambasadën shqiptare në Londër, Pranvera Skana.

Një ditë më parë, ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj njoftoi ndërprerjen e marrëdhënieve me 20 punonjës të shërbimit diplomatik.

Ministri deklaroi se gjate këtyre 77 ditëve të punës së tij në këtë institucion, kishte ngritur një grup pune i cili do të shqyrtonte me hollësi cilësinë e burimeve njerëzore të shërbimit diplomatik të shtetit shqiptar.

Share This Article