Familjet e punonjësve kryesorë në New York që vdiqën me Covid-19 gjatë pandemisë do të marrin përfitime vdekjeje për të nderuar shërbimin e tyre, ka thënë guvernatori Andrew Cuomo.
Cuomo tha të hënën gjatë një konference për media se ndjen një “përgjegjësi të rëndë” ndaj “atyre heronjve publikë që vdiqën nga Covid-19 gjatë kësaj emergjence”.
“Unë dua të sigurohem që t’i paguajmë ato – dhe jo vetëm duke thënë faleminderit dhe duke paraqitur reklama të këndshme televizive,” tha Cuomo.
Cuomo tha se familjet e punonjësve të sektorit publik “të cilët u paraqitën”, duke renditur shoferët e autobusëve, infermierët dhe zjarrfikësit si shembuj, do të kualifikoheshin për pagesa.
Ende nuk është e qartë se sa ndihmë do të marrin.
Numri i vdekjeve të koronavirusit në New York ka shkuar pothuajse 30,000, shumë herë më I lartë se i çdo shteti në SHBA./BBC