Maskat për fytyrën janë bërë një pjesë e përditshme e jetës gjatë pandemisë së koronavirusit.
Njerëzit i mbajnë për mbrojtje kundër virusit dhe për të parandaluar përhapjen e tij, por ekziston një pasojë e paqëllimshme që shpesh anashkalohet.
Maska standarde për fytyrën dëmtojnë fjalët dhe fshehin gojën. Për njerëzit që kanë humbje dëgjimi, ky është një problem.
Por tani, bamirësit dhe prodhuesit kanë dalë me një zgjidhje: maska transparente.
Main dans la Main (Hand in Hand), një shoqatë që mbështet njerëzit e shurdhër dhe me dëmtim dëgjimi në Chevrières, në Francën veriore, është ndër organizatat në të gjithë botën që kanë krijuar një maskë me një dritare transparente.
Themeluesi i qendrës bamirëse, Kelly Morellon tha për BBC: “Qëllimi themelor i këtyre maskave transparente është të lejojë njerëzit të shurdhër dhe me dëgjim të dëmtuar të lexojnë buzët e dikujt që flet me ta,”/BBC