Ministri Venko Filipçe thotë se gjatë kësaj jave është ende herët për hapjen e kufijve.
Kjo çështje sipas tij duhet të diskutohet gjatë javës së ardhshme. Nisja me punë e bareve dhe restoranteve sipas ekspertëve është hapi i radhës që duhet të hidhet në kuadër të lehtësimit të masave. Gjithmonë, thotë Filipçe, duke respektuar protokollet. Ai nuk përcakton nëse baret dhe restorantet do të mund të nisin me punë që nesër, por potencon se diçka e tillë do të ndodhë gjatë kësaj jave. Mos respektimi masave, thotë ministri i Shëndetësisë, do të përbënte rrezik edhe për një shpërthim tjetër të virusit./Alsat/