Më shumë se 5 862 890 raste infektimi dhe 362 028 të vdekur janë regjistruar në 196 vende dhe territore të botës, që nga fillimi i përhapjes së koronavirusit.
Ndër këto raste, të paktën 2 420 600 sot konsiderohen të shëruar
Që nga vlerësimi i bërë një ditë më parë në orën 17:00, janë regjistruar 4 693 vdekje të reja dhe 114 436 raste infektimi në mbarë botën.
Vendet që kanë regjistruar më shumë vdekje të reja në 24 orët e fundit janë SHBA me 1 199 Brazili me 1 156 dhe Meksika me 447.
Kina (përjashtuar territoret e Hong Kongut dhe Makaos) regjistroi gjithsej 82 995 raste, përfshirë 4 634 vdekje dhe 78 291 të shëruar. Nuk u regjistruan raste dhe vdekje midis të enjtes dhe të premtes.
Në numër rastesh, SHBA është vendi më i prekur, me 1 731 035 raste infektimi të regjistruara zyrtarisht, duke përfshirë 102 201 vdekje dhe 399 991 të shërime.
Pas SHBA-së, vendet më të prekura janë, Britania e Madhe me mbi 38 161 vdekje për 271 222 raste, Italia me 33 229 vdekje për 232 248 raste Franca me 28 714 vdekje për 186 797 raste dhe Spanja me 27 121 të vdekur për 238 564 raste.
Europa – 2 114 912 raste (176 776 viktima).
SHBA dhe Kanadaja – 1 820 421 raste (109 230 viktima).
Amerika Latine dhe Karaibet – 891 506 raste (47 318 viktima).
Azia – 509 891 raste (15 438 viktima).
Lindja e Mesme – 385 490 raste (9 258 viktima).
Afrika – 132 146 raste (3 876 viktima).
Oqeania – 8 533 raste (132 viktima).