Connect with us

Albania

Cakaj: S’ka marrëveshje ndërkombëtare për Kosovën që mund të kalojë pa u ratifikuar në Parlament

Published

on

Përveç rolit mbështetës për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme në Qeverinë e Shqipërisë, Gent Cakaj, ka mohuar që shteti shqiptar mund të ketë ndonjë rol tjetër. Cakaj deklaron se Shqipëria nuk mund t’i imponojë një marrëveshje të dëmshme Kosovës, derisa thotë se deri më tani kanë lobuar fuqishëm për njohje të Kosovës.

Në një intervistë për KosovaPress, ministri në detyrë i Jashtëm, thotë se Shqipëria nuk mund të ndihmojë procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën, por që sipas tij, do të adresojnë si çështje në përpjekje për të rritur ndjeshmërinë për rëndësinë e saj.

“Për mua është shumë e vështirë të marrë rolin e interpretit për Kosovën. Sipas vet Komisionit Evropian, Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet për të siguruar liberalizimin e vizave. Prej vitit 2014 deri më sot BE ka liberalizuar vizat për më shumë se 100 milionë banorë anë e kënd botës. Janë liberalizuar vizat në Ukrainë, Gjeorgji dhe një varg shtetesh të tjera që po të matet popullsia shkon më shumë se 100 milionë. Në këtë kuptim nuk ka hapësirë për shqetësim të natyrave çfarë shpalosen në raport me Kosovën, për një popullatë e cila është sipas censusit të fundit nëse nuk gaboj më pak se 2 milionë banorë”, deklaron Cakaj.

Ndërkohë, Cakaj konsideron se çështja e liberalizimit të vizave jo rrallë herë është politizuar, për çka sipas tij, gjykimi për Kosovën duhet të bazohet vetëm në rekomandimet e Komisionit Evropian.

Advertisement

“Ky proces shpesh herë është politizuar dhe janë shprehur shqetësime të cilat objektivisht nuk qëndrojnë. Dhe gjykimi për Kosovën duhet të bazohet në rekomandimet e komisionit. Dhe natyrisht progresin që ka bërë Kosova në shumë fusha. Korrupsion ka edhe në Shqipëri, pyetja për të hapur negociatat nuk është zhbërja totale e korrupsionit, sepse ky është një proces që varet prej disa njësive matëse…Progresi i Kosovës duhet të matet krahasuar me çështjen për të cilën po diskutojmë”, deklaron ai.

Ai thotë se Shqipëria ka pasur një qëndrim të qartë prej kohësh sa i përket dialogut Kosovë-Serbi, për çka thekson se e mbështesin agjendën zyrtare të Kosovës.

Sa i përket idesë së shkëmbimit të territoreve, Cakaj shprehet kritik në deklaratat që janë bërë për rolin e shtetit shqiptar në këtë proces. Ai thotë se as ai vet, e as shefi i tij-kryeministri Edi Rama nuk mund t’i imponojnë një marrëveshje të dëmshme Kosovës.

Advertisement

“Ne konsiderojmë që dialogu duhet të përfundojë me njohjen e ndërsjelltë. Nuk e vëmë në pikëpyetje këtë çështje që dialogu duhet të përfundojë me njohjen e ndërsjellët dhe perspektivë të qartë për anëtarësim në BE dhe ulëse në OKB, dhe procesi duhet të garantohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nga BE. Është fare e thjeshtë dhe nuk e kuptoj pse abuzohet me këtë çështje kur BE ka një qëndrim të qartë që një skenar i tillë nuk është në agjendë. Kur ambasadori Grenell, përfaqësuesi special i presidentit të ShBA-së e përjashton këtë çështje, kjo çështje vazhdon dhe sillet në adresa të ndryshme për sulme të ulta politike. Në fund fare edhe sikur të mos i besohej askujt çka flet për këtë çështje një gjë është tepër e vërtetë. Që nuk ka marrëveshje ndërkombëtare për Kosovën e cila mund të kalojë pa u ratifikuar në Kuvendin e Kosovës. Kjo është çështje që mund të marrin përgjegjësinë drejtpërdrejt deputetët e Kuvendit të Kosovës, përfaqësuesit e zgjedhur”, shprehet Cakaj.

Ministri i Jashtëm në detyrë i Shqipërisë, Gent Cakaj thotë se prej vitit 2019, Shqipëria ka qenë e angazhuar më shumë se kurrë për njohjen e Kosovës.

Derisa flet për vendimin e shqiptarëve nga Lugina e Preshevës për të marrë pjesë në zgjedhjet e rregullta parlamentare në Serbi, me një listë të vetme zgjedhore, Cakaj thotë se një vendim i tillë është zgjatim për ta forcuar Shqipërinë në rajon. Kjo marrëveshje mes shqiptarëve në Preshevë, konsideron se është e rëndësishme për unifikim ideologjik karshi Serbisë.

Advertisement

“Për herë të parë Shqipëria luan rolin e saj, dhe me këtë partitë politike shqiptare atje e zgjerojnë fushëveprimin në adresimin e çështjeve të tyre në funksion të mbrojtjes dhe avancimit të drejtave të tyre, dhe që unë nuk iluzione që asgjë do të bëhet brenda natës, nuk kam iluzione se tash për shkak të atij koalicioni situata do të përmbyset dramatikisht. Por, është fakt i domosdoshëm, bashkimi i tyre në mbrojtjen dhe afirmimin e të drejtave të tyre. Sa më të bashkuar që të jenë, aq më të fortë do të jenë”, thekson Cakaj në intervistën për KosovaPress.

Ministri i Jashtëm në detyrë në Shqipëri, Gent Cakaj, thotë se sapo të hapen kufijtë do të vizitojë komunën e Preshevës, megjithatë pranon që nuk mund të ndryshojë situatën jo të mirë të banorëve shqiptarë të luginës.

Teksa flet për raportet me ministrin në detyrë të Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ai tha se deri më tani kanë pasur bashkëpunim të mirë, ku janë dakorduar shumë herë për qëndrimet që do të mbajnë si dy shtete në konferenca të ndryshme ndërkombëtare.

Advertisement
Continue Reading

Albania

“Që kur mesazhet janë prova?”, Rama: “Shpërdorimi i detyrës” do të rishikohet

Published

on

By

Kryeministri Edi Rama, në konferencën e fundvitit me gazetarët, tha se në 3 mandatet e Partisë Socialiste, 37 raste i përkasin hetimeve për korrupsion apo shpërdorim detyre. Këtë të fundit, Rama e cilësoi një “nocion i cili duhet të rishikohet”.

Sipas tij, SPAK “ka dhënë dënime skandaloze”, ndërsa shtoi si një problem të madh publikimin në media të dosjeve hetimore dhe shtoi se “mesazhet nuk përbëjnë prova dhe nuk mund të jenë arsyeja parësore për të nisur gjyqe”.

“Jo çdokush që hetohet dhe akuzohet nga SPAK ka bërë korrupsion. Shpërdorimi i detyrës është një vepër që iu kthye dhe vetë BE-së, sepse është një term që futet një thes i madh. Sidomos kur jeton në një periudhë kur të gjitha llojet e tenxhereve hidhen përpjetë me gjithë kapakë për burg. BE iu rikthye nocionit me kërkesë të Gjermanisë dhe të Italisë. Ka dalë një direktivë e re për ta riparë këtë nocion, për ta specifikuar. Kushtetuta thotë që janë 3 pushtete të pavarura nga njëri-tjetri. Është pavarësia për të marrë vendime. Te vendimet nuk vjen dot një prokuror të thotë pse e vendose kështu dhe e vendose ashtu. Dhe kjo gjë ka ndodhur. Nëse vendimi im është një vendim që ka një prapavijë të qëllimshme për të përfituar në mënyrë të paligjshme apo për të sjellë një dëm, këtu unë nuk jam i pavarur, këtu vjen drejtësia tek unë”, tha Rama.

“Qysh nga fillimi i këtij kapitulli të SPAK, janë 37 raste. E dini ju sa raste nga këto 37 që përfshijnë funksionarë të niveleve të ndryshme, i përkasin viteve të mandatit të parë e të mandatit të dytë? Janë rreth 80%. Ndërkohë që vetëm një pjesë e vogël e tyre janë raste që lidhen me periudhën më vonë. Në rastet që po flasim kemi nga të gjitha, kemi dënim për prerje pylli për një kryetar bashkie. Është një dënim skandaloz, kryetari i Bashkisë së Fushë-Arrëzit ka hapur një rrugë për komunitetin ku janë prerë disa pemë. Ka bërë burg për prerje pemësh. Rasti është për turp. Ka dhe raste të tjera qe nuk kanë lidhje me korrupsion që hyjnë tek këto raste. Ka dhe raste të tjera që lidhen me pabarazinë në tendera. Kjo është një vepër tjetër, nuk është korrupsion”, shtoi Rama.

Advertisement

“Çfarë do të thotë mesazhe, që kur mesazhet janë prova? Dhe që kur mesazhet janë ushqim për mediat? Dhe që kur mbi bazë mesazhesh bëhen gjyqe si në kohën e gjuetive të shtrigave? Patjetër që mesazhet dhe çdo gjë tjetër janë pjesë e një procesi, por parafytyroni vetëm kaq: çfarë ndodh dhe sa përgjegjës ka secili nga pjesëmarrësit në këto gjyqet e shtrigave kur dikush të dalë i pafajshëm? Për çfarë i duhet më pafajësia atij njeriu kur i është shkatërruar tërësisht jeta dhe familja? Kush ia kthen atij njeriu pas jetën? Prandaj drejtësia demokratike ka vendosur kufij, nuk lejohen shumë nga këto gjëra që ndodhin këtu. Nuk fajësoj mediat, por ata që i ushqejnë me këtë helm. Deri tani kemi një numër të dënuarish shumë të ulët në raport me rastet. Kemi çështje të zvarritura dhe Strasburgu ka evidentuar gjëra të rënda”, shtoi kryeministri.

Continue Reading

Albania

“Kemi raketa Javelin dhe tre anije patrulluese”, Rama: Kemi sot ushtrinë më të mirëpaguar, ia kalojmë edhe Serbisë

Published

on

By

Gjatë konferencës vjetore me gazetarët, kryeministri Edi Rama foli edhe për ushtrinë dhe sistemin mbrojtës.

Ai u shpreh se vendi ynë ka raketa Javelin dhe tre anije patrulluese.

Ndër të tjera kreu i qeverisë deklaroi se Shqipëria ka sot ushtrinë më të mirëpaguar në rajon, duke ia kaluar kështu edhe Serbisë.

Kemi ushtrinë më të mirëpaguar në rajon, përfshi edhe Serbinë. Ambicia jonë është që ushtria jonë të arrijë në mesataren e vendeve të NATO-s sa I përket anës financiare. Ky vit na gjen me një sistem raketor Javelin, na gjen me tre anije patrulluese që I kemi dhuratë nga Italia, na gjen me radarë falë bashkëpunimit me Francën. Ajo që mbetet ambicia kryesore është Shqipëria një vend prodhues i industrisë ushtarake.

Advertisement

Do prodhojmë dronët luftarakë dhe sistemet antidron. Në 2026 do të shihni edhe produktet e para. Ne vazhdojmë punën për të bërë kontrata të tjera për industrinë detare dhe ajrore”, u shpreh kryeministri Rama.

Continue Reading

Albania

Si u krijua aleanca mes mafies shqiptare dhe karteleve të drogës në Meksikë

Published

on

By

Nga Victor Manuel Sanchez Valdes, NORO ESTE

Njoftimi i Departamentit të Thesarit të Shteteve të Bashkuara për vendosjen e sanksioneve ndaj familjes Hysa, e cila është me shtetësi meksikane, por me origjinë shqiptare – për akuzën e pastrimit të parave në favor të fraksionit “Mayiza” të Kartelit të Sinaloas, i shtohet një liste të gjatë lajmesh që lidhin kartelet meksikanë me klane kriminale me origjinë shqiptare dhe ngre pyetjen: pse është bërë kaq e zakonshme lidhja mes organizatave të krimit të organizuar të Meksikës dhe Shqipërisë?

Në Meksikë dihet pak për mafien shqiptare, por ajo është shumë e rëndësishme në nivel ndërkombëtar, pasi, së bashku me ’Ndrangheta-n italiane, përbëjnë dy mafiet që kontrollojnë trafikun e drogës në Evropë dhe, për rrjedhojë, janë ndër aleatët kryesorë ndërkombëtarë të Kartelit të Sinaloas dhe Kartelit Jalisco Nueva Generación (CJNG). Përveç Evropës, ajo ka prani edhe në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Australi, përmes emigrantëve me origjinë shqiptare të vendosur në këto vende.

Në fund të viteve ’80, si mafia shqiptare, ashtu edhe ’Ndrangheta ishin relativisht të vogla krahasuar me organizata të tjera kriminale, por nga vitet ’90 nisën të rriten falë dy faktorëve kryesorë. I pari ishte dobësimi i mafieve me ndikim të madh për shkak të ndjekjes penale nga qeveritë evropiane, si mafia siciliane (Cosa Nostra), Camorra napolitane, mafia ruse, mafia galiciane apo Union Corse. Në të gjitha këto raste, autoritetet gjetën anëtarë të gatshëm të spiunonin bashkëpunëtorët e tyre, gjë që lejoi ndjekjen penale të shumë udhëheqësve dhe i bëri këto grupe partnerë më pak të besueshme për kartelet meksikanë apo kolumbianë.

Advertisement

Ndërsa “spiunët” dobësonin këto mafie, kartelet meksikanë dhe kolumbianë gjetën te mafia shqiptare dhe ’Ndrangheta aleatët e duhur, pasi në të dy rastet bëhet fjalë për grupe kriminale të përbëra vetëm nga persona me lidhje të drejtpërdrejta familjare – prindër, fëmijë, vëllezër, motra, xhaxhallarë e nipër – çka ul ndjeshëm rrezikun e tradhtisë, pasi lidhja e gjakut është vendimtare.

Faktori i dytë është se, në një kohë të shkurtër, falë diasporës së emigrantëve nga Shqipëria dhe Kalabria (rajon në jug të Italisë, prej nga e ka origjinën ’Ndrangheta dhe që karakterizohet nga të ardhura më të ulëta se pjesa tjetër e vendit), ata arritën të vendosin prani pothuajse në të gjitha vendet e Evropës, veçanërisht në porte, qendra të mëdha financiare, kryeqytete me popullsi të madhe dhe zona me rritje të shpejtë ekonomike.

Për shembull, mafia shqiptare ka prani në qytete shumë të rëndësishme si Londra, Berlini, Parisi, Stokholmi, Stambolli, Nju Jorku, Sidnej, Toronto, Madridi apo Roma, si dhe në porte me trafik të lartë tregtar në Evropë, si Hamburgu në Gjermani, Algeciras dhe Valencia në Spanjë, Antverpeni në Belgjikë dhe Roterdami në Holandë.

Advertisement

Duke qenë se portet janë pika kryesore e hyrjes së drogave si kokaina dhe fentanili në Evropë, dhe mafia shqiptare është ajo që është më e infiltruar në këto pika, ajo bëhet një aleate kyçe për organizata si Karteli i Sinaloas apo CJNG.

Por përveç këtyre dy arsyeve, ekziston edhe një e tretë që e dallon mafien shqiptare: përveç rolit kyç në trafikun e drogës, ajo u ofron organizatave meksikane edhe qasje në një rrjet shumë të gjerë pastrimi parash në Evropë dhe në pjesë të tjera të botës, si Kina.

Shqiptarët investojnë në projekte imobiliare luksoze në të gjithë Evropën; janë pronarë kazinosh, hotelesh, qendrash turistike, spa-sh dhe restorantesh, por gjithashtu kanë krijuar aleanca me kinezë dhe turq për interesa në biznese të vogla me produkte të lira dhe pirateri në qytete të ndryshme.

Advertisement

Po ashtu, janë identifikuar operacione të tyre në qendrat kryesore financiare të Evropës, si Cyrihu, Gjeneva, Frankfurti apo Londra, si dhe blerje kriptomonedhash, përdorimi i platformave të lojërave elektronike apo mashtrime masive përmes mjeteve digjitale.

Në përmbledhje, mafia shqiptare është bërë një partnere shumë e vlefshme për kartelet meksikanë sepse është një nga blerëset më të mëdha të drogës, ka një rrjet të gjerë shpërndarjeje në Evropë dhe vende të tjera, ofron shërbime tepër të rëndësishme si pastrimi i parave dhe madje mund të sigurojë edhe armë të rënda.

Kjo bën të mundur që i njëjti klan shqiptar të ketë marrëdhënie biznesi me kartele armike mes tyre, si Karteli i Sinaloas dhe CJNG, sepse kostoja e prishjes së marrëdhënies është më e lartë sesa tolerimi i mungesës së ekskluzivitetit.

Advertisement

Gjithashtu, është e rëndësishme të theksohet se, ndryshe nga Karteli i Sinaloas apo CJNG, mafia shqiptare nuk është një organizatë e vetme, por shumë të pavarura: çdo klan familjar funksionon si një bandë më vete, me portofolin e vet të bizneseve. Ndryshe nga organizatat kriminale meksikane, të cilat shpesh përplasen dhe konkurrojnë dhunshëm, shqiptarët rrallë përfshihen në konflikte të dhunshme dhe shumicën e kohës bashkëpunojnë mes tyre dhe ndajnë fitimet.

Për këtë arsye nuk është aspak çudi që familja Hysa, e vendosur në Meksikë, dhe që qeveria amerikane e lidh me fraksionin Mayiza, të shërbejë si urë lidhëse me klanet e mëdha evropiane dhe që, përveç pastrimit të parave përmes kazinove, të ofrojë qasje në një katalog shumë të gjerë investimesh në Evropë, gjë që është jashtëzakonisht e vështirë për t’u zbuluar nga autoritetet meksikane. Pikërisht për këtë arsye, prej vitesh marrëdhënia mes organizatave shqiptare dhe atyre meksikane është intensifikuar.

Advertisement
Continue Reading

Live ALBUK TV

UK1 day ago

FOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli

Albania1 day ago

U kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri

Albania3 days ago

Shqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”

Sports1 day ago

Ish-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën

UK3 days ago

Rrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër

Albania1 day ago

Hetimet për atentatin e Rinasit, burime: Autorët pasi dogjën mjetin që përdorën në krim u larguan me ambulancë

Kosova22 hours ago

Këta janë 10 kandidatët më të votuar në Vetëvendosjes

Albania2 days ago

VIDEO/ Protesta në Vlorë për mungesën e ujit, qytetarët futen në teatrin “Petro Marko” dhe ndërpresin mbrëmjen gala të bashkisë

Albania11 hours ago

Emigrantët kthehen, por Shqipëria nuk i mban

UK2 days ago

Princi William dhe Kate Middleton vendosën vijë sigurie 9.6km rreth rezidencës së tyre të re, reagojnë banorët e zonës: Masa të tepruara dhe pa konsultim

Bota22 hours ago

Mijëra vetë të ekspozuar ndaj fruthit, alarm në një prej aeroporteve më të ngarkuar në botë

Albania2 days ago

“Katolikët monitoroheshin, myslimanët përgatitnin ushqimet për ta” – si festoheshin Krishtlindjet në komunizëm në Shqipëri

Albania2 days ago

Anomalia e buxhetit, 2 miliardë euro shpenzime në dhjetor

Bota1 day ago

Brigitte Bardot: Bjondia seksi që revolucionarizoi kinemanë franceze

UK1 day ago

Spitalet paralajmëruan se kriza e kujdesit në fund të jetës kërcënon trajtimin

Trending