Edhe pse çmimet e derivateve të naftës në Kosovë ishin të larta, ato sërish kanë shënuar ngritje. Aktualisht në Kosovë çmimi i naftës sillet rreth 0.85 centë, kurse benzina 0.84 centë.
Në Shoqatën e Naftëtarëve kanë deklaruar se në fillim të këtij muaji në takimin e mbajtur me organizatën OPEC, është vendosur që të reduktohet prodhimi i derivateve, ku me këtë rast çmimet do të shënojnë rritje.
“Çmimet në Kosovë sot sillen për dizellin 0,85 cent, ndërsa për benzinën 0,84 cent. Në fillim të këtij muaji në takimin e mbajtur të organizatës OPEC u vendos që të reduktohet prodhimi i derivateve ku kur të kemi reduktim, çmimet rriten. Çmimet e rritjes kanë reflektu edhe te ne në Kosovë. Kemi rritje te çmimit me shumicë por me pakicë nuk kanë lëvizur”, kanë deklaruar nga kjo shoqatë. Sipas kësaj shoqate, humbjet gjatë kohës së pandemisë kanë qenë të mëdha.“Sa i përket sektorit te naftës gjate kësaj pandemie humbjet kanë qenë të mëdha ky sektor e ka mbushë buxhetin e Kosovës mbi 30%. Gjatë pandemisë ky sektor ka punuar me kapacitet 10 deri 20%. Rast konkret në vitin e kaluar ne këtu kohë brenda 24 orëve kanë hy rreth 120 autobota ndërsa sot hyn përafërsisht 30 deri në 40 autobota. Përveç bizneseve qe janë dëmtuar edhe te hyrat e shtetit janë shumë ma te ulëta”, thuhet në përgjigjet e Shoqatës së Naftëtarëve.