Qeveria në detyrë ka njoftuar se gjatë mbledhjes së fundit ka marrë vendim që reciprocitetit ndaj Serbisë t’i shtohen masa të reja. Ndaj këtij vendimi të Kurtit, ka reaguar i dërguari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë – Serbi dhe Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Tëitter, Lajçak ka thënë se është i zhgënyer me këtë vendim.
Sipas tij, veprime të tilla e minojnë rifillimin e dialogut dhe duhet të largohen menjëherë.
“I zhgënjyer për masat e reja të reciprocitetit, të vendosura nga qeveria në detyrë e Kosovës. Veprime të tilla të njëanshme e minojnë rifillimin e dialogut dhe duhet të largohen menjëherë. Siç është thënë vazhdimisht, ne presim që të dyja palët në dialog t’i zbatojnë dhe t’i respektojnë marrëveshjet e kaluara”, ka shkruar Lajçak.
Miroslav Lajčák✔@MiroslavLajcak
Disappointed about new reciprocity measures introduced by care-taker government of Kosovo.Such unilateral actions undermine the Dialogue-resumption & should be removed immediately. As consistently said, we expect both parties to the Dialogue to implement & respect past agreements19Twitter Ads info and privacy62 people are talking about this
Ndryshe, Zyra e Kryeministrit ka bërë me dije se është marrë vendim që të ndalohen dokumentet për produktet bujqësore dhe industriale të cilat hyjnë nga Serbia në Kosovë, që përdorin emra të vendeve ose përmbajnë elemente të tjera që janë në kundërshtim me ligjet e Kosovës.
“Sipas plotësimeve dhe ndryshimeve të këtij vendimi, në marrëdhëniet tregtare me Serbinë, ndalohen dokumentet për produktet bujqësore dhe industriale që përdorin emra të vendeve që përmbajnë elemente të tjera në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, emrat e vendeve në Republikën e Kosovës, por pa emërtimin e shtetit, që nuk i referohen me Republika e Kosovës dhe përmbajnë çfarëdo elementi që mohon pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë.
Ky vendim parasheh që kompanitë nga Serbia të pajisen me leje hyrëse për secilin automjet me mallra që hyn nga Serbia në Kosovë.
“Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë obligohet të përdorë stemën dhe emrin Republika e Kosovës në certifikatat fitosanitare dhe veterinare, ndërsa operatorët ekonomik nga Serbia duhet të pajisen me leje hyrëse për secilin automjet të transportit të mallrave që hyn në Republikën e Kosovës nga Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Serbi”, thuhet në komunikatën e ZKM’së drejtuar mediave.