Në Itali 75 persona kanë vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit, duke dërguar shifrën totale në 33.415, ka njoftuar Agjencia për Mbrojtjen Civile në Itali.
Italia është e treta për nga numri i të vdekurve nga COVID-19, pas SHBA-së dhe Britanisë së Madhe.
Numri i të infektuarve të rinj ka qenë 335, një ulje nga 416 sa ishin të shtunën. Numri total i të infektuarve në Itali është 233.019.
Në Francë janë regjistruar 31 të vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit. Është dita e 11-të rresht që janë regjistruar më pak se 100 të vdekur brenda dite.