Kryeministri shqiptar Edi Rama e ka uruar zgjedhjen dhe i dëshiroi fat qeverisë së re të Kosovës.
Përmes një publikimi në Tuiter, Rama të njëjtën ia uroi edhe opozitës së Kosovës, duke shpresuar se të dy palët do të punojnë së bashku për të mirën e vendit.
“I dëshiroj Qeverisë së re të Kosovës dhe opozitës punë të suksesshme në interes të popullit dhe shtetit të tyre, me besim dhe shpresë se pas një periudhe jo aq të lehtë të trazirave në procesin e pjekurisë demokratike, ata do të bëjnë së bashku punë të mira për Kosovën”; shkruajti Rama.
Përmes Tuiterit ka reaguar edhe lideri i Partisë Demokratike opozitare, Lulzim Basha.
Duke e uruar zgjedhjen e Qeverisë së re në Prishtinë, Basha vlerëson se konsolidimi i shtetit, integrimet euroatlantike, mbrojtja e integritetit dhe sovranitetit të Kosovës, janë sfida, realizimi i tyre i suksesshëm është në interes jo vetëm të Kosovës por edhe popullit të saj, por janë të domosdoshme për proceset paqësore dhe integruese të tërë rajonit.
“I dëshiroj punë të suksesshme qeverisë së re të Kosovës dhe kryeministrit Hoti në plotësimin e suksesshëm të qëllimeve strategjike të Kosovës dhe të interesave më të mira të qytetarëve të saj. Partia Demokratike e Shqipërisë sot në opozitë ndërsa nesër në pushtet gjithmonë do të jetë në anën e Kosovës, në anën e qytetarëve të saj, me bindje të palëkundur se suksesi i Kosovës është sukses i interesit kombëtar të të gjithë shqiptarëve”, tha Basha.