Pasditen e sotme kreu i PD-së, Lulzim Basha ka filluar takimet në kuadër të procesit të negocimit për Reformën Zgjedhore.
Basha priti në takim Monika Kryemadhin e LSI-së, Shpëtim Idrizin e PDIU-së dhe Fatmir Mediun e PR-së.
Ambasadorja amerikane Yuri Kim tha një ditë më parë se topi tashmë është në fushën e Bashës dhe pritet vetëm vendimi i tij për të arritur konsensusin në Këshillin Politik dhe për finalizimin e Reformës Zgjedhore.
Duket se palët ende nuk kanë rënë dakord për depolitizimin e administratës zgjedhore.
Më herët Basha pati një takim edhe me ambasadorin gjerman në Tiranë, Peter Zingraf.