• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Sunday, May 18, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Bota
Google: Hakera kinezë dhe iranianë sulmuan fushatat elektorale të Biden dhe Trump

Google: Hakera kinezë dhe iranianë sulmuan fushatat elektorale të Biden dhe Trump

by albnews
5 June, 2020
in Bota
0
1
VIEWS

Hakerë të mbështetur nga shteti kinez kanë bërë objekt të sulmeve të tyre anëtarët e stafit që punojnë në fushatën elektorale të demokratit Joe Biden, tha të enjten një zyrtar i lartë i sigurisë në kompaninë Google. I njëjti zyrtar tha se hakera iranianë kishin shënjestruar së fundmi llogaritë e email-it që i përkisnin stafit të fushatës së Presidentit republikan Donald Trump.

Njoftimi, i bërë në Twitter nga kreu i Grupit të Analizave të Kërcënimeve të kompanisë Google, Shane Huntley, është indikacioni i fundit i spiunazhit dixhital që ka në objektiv vazhdimisht politikanët e lartë. Huntley tha se nuk kishte “asnjë shenjë kompromentimi” të të dyja fushatave elektorale.

Përpjekjet iraniane për të hyrë në postën elektronike të zyrtarëve të fushatës Trump janë dokumentuar edhe më parë. Vitin e kaluar, kompania Microsoft njoftoi se një grup shpesh i njohur me nofkën “Charming Kitten” kishte provuar të depërtonte në llogaritë e postës elektronike që i përkisnin një fushate presidenciale në Shtetet e Bashkuara. Megjithëse kompania nuk përmendi emrin e fushatës elektorale, burime të tjera e identifikuan atë si fushatën Trump. Në fillim të këtij viti, kompania Area 1 Security tha se hakerat rusë kishin sulmuar kompani të lidhura me një firmë gazi ukrainase, ku djali i zotit Biden dikur shërbente në bord.

Jo detaje të mëtejshme
Kompania Google nuk pranoi të ofrojë detaje të mëtejshme përtej mesazheve në Twitter të zotit Huntley, por njoftimi i pazakontë publik është një tregues se sa të ndjeshëm janë bërë amerikanët ndaj përpjekjeve të spiunazhit dixhital ndaj fushatave politike. “U kemi dërguar përdoruesve që janë sulmuar paralajmërimin tonë për sulmin dhe i referuam këto informacione në organet federale të zbatimit të ligjit”, tha një përfaqësues i kompanisë Google.

Hakerimi për të ndërhyrë në zgjedhje është bërë një shqetësim për qeveritë, veçanërisht pasi agjencitë amerikane të zbulimit konkluduan se Rusia zhvilloi një operacion hakmarrjeje dhe propagande për të prishur procesin demokratik amerikan në vitin 2016 për të ndihmuar kandidatin e atëhershëm Trump që të bëhej president. Ndër objektivat e sulmit ishte infrastruktura dixhitale e përdorur nga fushata e kandidates demokrate për president në vitin 2016, Hillary Clinton. Moska ka mohuar çdo ndërhyrje.

Sulmet të zakonshme
Përpjekjet e kundërshtarëve të huaj për t’u ndërhyrë në fushatat presidenciale janë të zakonshme. “Ne jemi në dijeni të raporteve nga Google se një aktor i huaj ka bërë përpjekje të pasuksesshme për të hyrë në llogaritë personale të postës elektronike të stafit të fushatës”, tha një zëdhënës i fushatës Biden. “Ne e kemi ditur që nga fillimi i fushatës sonë se do t’i nënshtrohemi sulmeve të tilla dhe ne jemi të përgatitur për to”.

Fushata Trump, ambasada kineze në Uashington dhe misioni iranian në Kombet e Bashkuara në New York nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesave për komente. Charming Kitten, grupi i identifikuar nga Google si përgjegjës për shënjestrimin e fushatës Trump, gjithashtu ka qenë kohët e fundit në titujt e lajmeve mbi ndërhyrje të tjera, përfshirë shënjestrimin e kompanisë farmaceutike Gilead Sciences Inc.

Në fillim të këtij viti, Reuters e lidhi grupin me përpjekjet për të imituar personalitete të mediave dhe gazetarë. John Hultquist, drejtor i analizave të zbulimit me firmën amerikane të sigurisë kibernetike FireEye Inc, i përshkroi të dy grupet e hakerave si “aktorë spiunazhi” dhe tha se ata me shumë gjasa po përpiqeshin të mblidhnin të dhëna zbulimi dhe jo thjesht të vidhnin materiale për t’i nxjerrë në internet. FBI-ja dhe Zyra e Drejtorit të Zbulimit Kombëtar nuk pranuan të komentojnë./VOA

Previous Post

Gjenerali Dempsey: Deklaratat e Trump për përdorimin e ushtrisë janë të rrezikshme

Next Post

Covid-19 prek Tropojën, një çift rezulton pozitiv

albnews

albnews

Related Posts

Austria fiton Eurovision 2025, “Zjerm” renditet në vend të 8-të
Albania

DW: Edhe kancelari Merz i interesuar për modelin italian të azilantëve me Shqipërinë

18 May, 2025
Austria fiton Eurovision 2025, “Zjerm” renditet në vend të 8-të
Bota

Gjermania dhe Britania forcojnë bashkëpunimin ushtarak!

18 May, 2025
“Rusia është e kënaqur, Ukraina flet për kërkesa”, analiza e DW: Armëpushimi nuk duket në horizont
Bota

“Rusia është e kënaqur, Ukraina flet për kërkesa”, analiza e DW: Armëpushimi nuk duket në horizont

17 May, 2025
Next Post
Covid-19 prek Tropojën, një çift rezulton pozitiv

Covid-19 prek Tropojën, një çift rezulton pozitiv

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Austria fiton Eurovision 2025, “Zjerm” renditet në vend të 8-të

“Luftë” brenda PS-së, Xhaçka fiton mandatin me 2 vota më shumë se Blerina Gjylameti

18 May, 2025
Austria fiton Eurovision 2025, “Zjerm” renditet në vend të 8-të

Britania e Madhe merr sërish zero pikë nga publiku në Eurovision 2025

18 May, 2025
Austria fiton Eurovision 2025, “Zjerm” renditet në vend të 8-të

Austria fiton Eurovision 2025, “Zjerm” renditet në vend të 8-të

18 May, 2025
Britania do të thithë karbonin nga deti

Britania do të thithë karbonin nga deti

17 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4711 shares
    Share 1884 Tweet 1178
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2398 shares
    Share 959 Tweet 600
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1869 shares
    Share 748 Tweet 467
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1811 shares
    Share 724 Tweet 453
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1696 shares
    Share 678 Tweet 424
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM