Një punëtore në një shtëpi kujdesi në Angli, dhe nënë e tre fëmijëve, u verbua pasi pësoi komplikime gjatë një beteje shtatë javore me coronavirus.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Sarah Smith, 53 vjeçe, e cila punoi në “Gables Care Home” për 18 vjet, u izolua më 2 prill, ndërsa dy javë më vonë u shtrua në Spitalin Universitar James Cook, në Middlesbrough, të North Yorkshire, pasi ishte me coronavirus.
Gruaja që më parë ishte me shëndet të mirë, humbi shikimin pas zhvillimit të komplikimeve nga sindroma e encefalopatisë (PRES) – e cila është e lidhur me sepsin– një gjendje që mund të shkaktohet nga coronavirusi.
Vajza e saj Rebecca Smith, 29 vjeçe, takoi nënën e saj, për herë të parë në shtatë javë – pasi kjo e fundit gjendet ende në spital.