ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Reforma pretendon se tani ka më shumë anëtarë sesa Partia Laburiste. 10 hours ago
Gjashtë të plagosur nga shpërthimi i një shtëpie në Kaliforni (video) 10 hours ago
Kamerat regjistrojnë balenat vrasëse në provat e para të gjuetisë së përbashkët me delfinë (video) 10 hours ago
Tifozë të tërbuar pushtojnë fushën gjatë një eventi të Messit në Indi (video) 10 hours ago
Plani i ri i Trumpit: Europa në plan të dytë, afrime me Italinë, Poloninë, Austrinë dhe Hungarinë 10 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz

Kthehet në pankinën e Vllaznisë pas 14 vjetësh: ja si Hysen Dedja spostoi Osjan

albnews by albnews
9 June, 2020
in Show - Biz
0
Kthehet në pankinën e Vllaznisë pas 14 vjetësh: ja si Hysen Dedja spostoi Osjan
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Hysen Dedja i sposton të gjithë, duke marrë drejtimin e Vllaznisë. Ndonëse pas largimit të trajnerit Mirsad Jonuz në pankinën shkodrane ishin fare pranë detyrës dy anëtarë të stafit teknik, Safet Osja dhe Ideal Lekiqi, veterani i pankinës është prezantuar sot në krye të skuadrës. Drejtuesit e klubit shkodran, mbi të gjithë administratori Suad Lici, ka insistuar për një njeri të eksperiencës, që në tetë javët e mbetura të Superiores do të mbajë skuadrën jashtë playout, si objektiv i vetëm, edhe pse Kupa është sugjestionuese: “Dua të falenderoj kryetaren dhe Suadin për besimin. Kontrata ime është këto 8 javë bashkë me Kupën. Duke e ndjekur skuadrën nga larg, mendoj se është një skuadër që ka brumë. Nuk i di problemet për largimin e trajnerit Jonuz. Mendoj se kur të bisedoj me skuadrën, do t’ia bëj të qartë se objektivat do të jenë madhore, siç i ka pasur klubi në fillim të sezonit” ka deklaruar në prezantim Dedja, i cili me fanellën e Vllaznisë si futbollist ka fituar trofe e kthehet në detyren e trajnerit të parë pas 14 vjetësh.

Në Shkodër i gjithë ambjenti duket se mbështet Dedjen, të paktën në fillim. Asnjë firo tjetër nuk do të ketë ka garantuar Lici, duke iu referuar lojtarëve që iu ka përfunduar kontrata: “Unë do të ulem që sot me skuadrën, do të kem kohë të bisedoj me lojtarët – ka shpjeguar Dedja -. Dua që të jemi sa më afër me spordashësit. Kupa e Shqipërisë është një objektiv për të shkuar në Europë”.

RelatedPosts

Gjashtë të plagosur nga shpërthimi i një shtëpie në Kaliforni (video)

Kamerat regjistrojnë balenat vrasëse në provat e para të gjuetisë së përbashkët me delfinë (video)

Kapen katër grabitësit e varreve Ilire në Selcë

Përpara se të firmoste marrjen e detyres, Dedja ka patur një takim me kryebashkiaken Voltana Ademi që është edhe në cilësinë e presidentes së Vllaznisë. Marrëveshja me drejtuesit kuqeblu është për ta drejtuar skuadrën në javët e mbetura të kampionatit, përfshirë edhe ndeshjet e Kupës së Shqipërisë: “Të rreshtohemi në mesin e tabelës, pse jo në Kupat e Europës. Nuk e quaj periudhë të zezë, skuadra ka grumbulluar 38 pikë, janë edhe 24 pikë në lojë. Të gjithë këtë që ndodhi pas pandemisë, Vllaznia mund ta kthejë në favorin e saj. Edhe po nuk morëm pjesë në Europë, mendoj që Vllaznia ka hyrë në shina. Prodhon futboll. I kam bërë një analizë, që kur mora telefonatën e parë, të gabimeve që duhet të korrigjohen” përfundoi tekniku.

Për Dedjen vijnë menjëherë dy ndeshje të rëndësishme dhe delikate, siç janë ato ndaj Teutës për Kupën e Shqipërisë të enjten dhe sidomos të hënën e ardhshme për kampionat me Bylisin.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Reforma pretendon se tani ka më shumë anëtarë sesa Partia Laburiste.

Reforma pretendon se tani ka më shumë anëtarë sesa Partia Laburiste.

13 December, 2025
Gjashtë të plagosur nga shpërthimi i një shtëpie në Kaliforni (video)

Gjashtë të plagosur nga shpërthimi i një shtëpie në Kaliforni (video)

13 December, 2025
Kamerat regjistrojnë balenat vrasëse në provat e para të gjuetisë së përbashkët me delfinë (video)

Kamerat regjistrojnë balenat vrasëse në provat e para të gjuetisë së përbashkët me delfinë (video)

13 December, 2025
Tifozë të tërbuar pushtojnë fushën gjatë një eventi të Messit në Indi (video)

Tifozë të tërbuar pushtojnë fushën gjatë një eventi të Messit në Indi (video)

13 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result