Zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë Veriore, Mile Boshnjakovski, deklaroi sot se asnjëherë nuk është diskutuar për ndryshimin e himnit shtetëror, dhe se teksti dhe instrumentali do të mbetet i njëjtë.
Gjatë takimit të djeshëm të kryeministrit të Greqisë dhe atij të Maqedonisë Veriore, Alexis Tsipras dhe Zoran Zaev, para ndërtesës së qeverisë në Shkup nuk u intonuan himnet shtetërore, e cila nuk është e zakonshme për vizitat zyrtare në veçanti.
Për shkak të interesimit të madh të publikut i cili donte të dinte nëse himni kombëtar është lënë jashtë qëllimisht për shkak se teksti i referohet emrit të vjetër dhe jo mbi emrin kushtetues, Republika e Maqedonisë Veriore, qeveria dje njoftoi se kjo ishte e parashikuar me protokoll.
Këtë e konfirmoi sot edhe Boshnjakovski, i cili tha se të gjitha aktivitetet me rastin e ceremonisë së mirëseardhjes së Tsipras dje janë anuluar për të kursyer kohë, duke pasur parasysh agjendën e dendur.