Pekini ka raportuar sot 27 infeksione të reja, të cilat janë zbuluar nga testimet masive që janë bërë nga autoritetet shëndetësore.
Kina ka detyruar banorët e Pekinit që të rikthehen në karantinë pasi kryeqyteti i vendit ka shënuar një “shpërthim” rastesh të reja me koronavirus.
Aktivisti Jennifer Zeng, shkruan se shtatë hotele janë caktuar si zona karantine pas një shpërthimi rastesh me të infektuar që ka ndodhur në tregun me shumicë Xinfadi.
Pekini ka raportuar sot 27 infeksione të reja, të cilat janë zbuluar nga testimet masive që janë bërë nga autoritetet shëndetësore. Ata që rrezikojnë të kenë kontakte me virusin u ndaluan që të largohen nga qyteti. Kina tani përballet me dilemën e karantinimit për të ndaluar përhapjen e pandemisë dhe rifuqizimit të ekonimisë së “goditur” nga koronavirusi.
Pekini nuk ka vendosur një synim të rritjes së PBB-së për këtë vit për herë të parë në dekada.
Që prej shpërthimit të madh të rasteve në Ëuhan, Kina kishte lehtësuar pjesën më të madhe të masave ndaj koronavirusit, edhe pse rastet e infektuara ranë ndjeshëm.
Marrë nga Dailymail