Test negativ dhe vetizolim 14-ditor, për të hyrë në Maqedoninë e Veriut

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Njoftimi i fundit i Qeverisë për hapjen e të gjitha pikave kufitare krijoi huti në opinion.

Kryeministri teknik Oliver Spasovski në facebok shkroi se kufijtë hapen që nga nesër. Por të gjitha masat që edhe tani janë në fuqi vazhdojnë akoma.  

Për të hyrë në Maqedoninë e  Veriut  edhe më teje është e detyrueshme të paraqitet një test i vlefshëm PCR, jo më i vjetër se 72 orë. Mbetet në fuqi po ashtu edhe masa e nënshkrimit “Deklaratë e vetë-izolimit të detyrueshëm për 14 ditë”.

Të gjithë ata që do të hyjnë në vend dhe nuk posedojnë test negativ të koronavirusit, do të dërgohen në karantinë shtetërore.

Ky vendim nuk do të vlejë vetëm për turistët e huaj që do të tranzitojnë dhe vendin duhet të lëshojnë për 5 orë në cilindo kalim kufitar./Alsat/

Share This Article