Drejtori i Përgjithshëm i Netflix tha se ai do të dhurojë 120 milion dollarë për kolegje dhe universitete historikisht të zeza (HBCUs), duke e quajtur dhuratën “një investim për të ardhmen e Amerikës”.
Reed Hastings, CEO i Netflix, dhe gruaja e tij Patty Quillin, thanë të mërkurën se ata do dhurojnë 40 milion dollarë në Morehouse College, 40 milion dollarë për Kolegjin Spelman dhe 40 milion dollarë në Fondin e Kolegjit të Bashkuar Negro (UNCF).
“Ne i kemi mbështetur këto tre institucione të jashtëzakonshme për vitet e fundit, sepse besojmë se investimi në arsimimin e të rinjve të zinj është një nga mënyrat më të mira për të investuar për të ardhmen e Amerikës,” thanë në një deklaratë Hastings dhe Quillin.”Të dy kemi pasur privilegjin e një edukimi të shkëlqyer dhe duam të ndihmojmë më shumë studentë – në veçanti studentët me ngjyrë – të marrin të njëjtin fillim në jetë”.
Të dy thanë se HBCUs “kanë një rekord të jashtëzakonshëm, por janë të pafavorshëm kur bëhet fjalë për donacione.”
“Në përgjithësi, kapitali i bardhë derdhet në institucione kryesisht të bardha, duke përjetësuar një izolim të kapitalit,” thanë ata. “Shpresojmë që ky dhurim shtesë prej 120 milion dollarësh të ndihmojë më shumë studentë të zinj që të ndjekin ëndrrat e tyre.”
Ata u bënë thirrje të tjerëve që gjithashtu të mbështesin këto institucione për të ndihmuar “kthimin e gjeneratave të pabarazisë në vendin tonë”./CNN